Fan Club

Plisat - Historia

Prej 7 - 77 vjeç. Me shumë dashuri në zemër për klubin e kaltër. Ka mbushur stadiumin gjatë viteve gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë. Ka udhëtuar në Çaçak (Serbi) në fillim të tetëdhjetave. Kanë qenë më shumë se 7.000 në Marakanë, Beograd me 1983 kundër fitorës së famshme kundër C.Zvezdës. Në atë ndeshje të 16 tetorit ka lindur edhe “EHO” -ja e famshme, që shumë tifozë për të janë mbajtur nga 30-60 ditë nëpër çelitë e Sërbisë.
Kanë udhëtuar në Vinkovc, Osijek e Zagreb të Kroacisë, Lubjanë të Sllovenisë. Në Shkup gjithmonë ka qenë prezencë e madhe e tifozerisë së Prishtinës, të shumtën shqiptarët vendas, por mbahet në mend edhe udhëtimi i “Plisave” të sapoformuar në atë kohë, ishte fundi i tetëdhjetave. Kanë udhëtuar me 30 autobusë për në Mitrovicë, në pranverë të vitit 1983. Masovikisht është udhëtuar edhe në Prizren, ku flamujt me sllogane të Plisave ka shkaktuar incidente me “Milicinë” e atëhershme.

Tifozët më të flakët të skuadrës PLISAT

Ka jehuar tifozeria e kaltër në “Lindje” gjatë viteve tetëdhjeta, duke u konsideruar si ndër më të zjarrtat në rajon. Nuk ka rëndësi si e kanë quajtur. Në fund të viteve tetëdhjeta ka pasur mjaft grupacione të vogla me emra të ndryshëm grupesh. Ka qenë edhe një propozim, “Mafia e Lindjes”. Në atë kohë ka lindur edhe propozimi “Plisat”. Kanë qenë vitet në përfundim të tetëdhjetave kur shumica e tifozëve të Prishtinës janë identifikuar me “Plisa”, emër me të cilin sot identifikohen tifozët më të flakët të skuadrës. Me këtë emër është udhëtuar në Shkup, në Prizren, në vitet kur shumë skuadra edhe me më nam se Prishtina në ish-shtetin jugosllav nuk kishin grupacion të organizuar dhe të emëruar tifozësh.


“Plisat” asnjëherë nuk iu kanë ndarë klubit as gjatë kohës së pushtimit hegjemonist serb, është ndjekur Prishtina edhe në Llukar, në Hogosht, në terrenet e improvizume nëpër arat e Gjakovës e të Pejës. Plisat edhe pas luftës nuk e kanë harruar “karrigën” e tyre në “Lindje”. Me KF Gjilani-n dy herë, kanë qenë në numër aq të madh ( 5.000 - 6.000 Plisa në shkallët e Lindjes) sa shumë vende përrreth nesh edhe na kanë zili. Plisat vazhdojnë ta ndjekin skuadrën e tyre të kaltër përgjithmonë sa do të eksiztoj ajo. Plisat pas luftës “rriten aktivitetin” e tyre.

Përveç KFP-së filluan ta ndjekin dhe ta përkrahin po me aq dashuri edhe klubin e basketbollit edhe më me sukses duke theksuar faktin se ishte e vështirë të përcillen dy sporte njëkohësisht. Organizimi vetëm sa e perfeksionohej, filloi ti ngjante secilën e herë e më shumë tifo-grupeve të mëdha të rajonit e më gjerë në Evropë. Në udhëheqje të Plisave u vunë njerëz me emër dhe me ndikim tek të rinjtë e qytetit. Filloi të marrë një pamje urbane kjo lëvizje e re që po linte ndikim të madh tek qytetarët e kryeqytetit.

Filluan të shfaqeshin koreografi ndër më të ndryshmet, moderne të atij lloji sikurse në Evropë. Para ndeshjes u fillua të flitet më shumë se “ çfarë do të bëjnë Plisat sonte, çka do të na ofrojnë !?…”, e jo siç ishte e zakonshme të flitej për epilogun e ndeshjes. Krejt kjo ishte meritë e një organizimi gati sa perfekt, ishte aq perfekt sa në kafene, çarshi, qytet, mediume,… flitej vetëm për Plisa, basketbolli - futbolli kishin rënë në plan të dytë. Filluan të organizohen udhëtime edhe atje ku shkonte Prishtina, ato qytete traumatizoheshin të tërat nga një Brigadë e quajtur Plisa.

Policia filloi të marrë masa të jashtë-zakonshme nëpër qytet e Kosovës për ti “edukuar” dhe “urtuar” lëvizjen urbane të tifozëve që vinte nga kryeqyteti. Këto aspak nuk ndalën hovin, këto masa vetëm sa na forconim e na bënin akoma më të forte, aq të fortë sa tani jemi këtu ku jemi, kurse rivalët tanë tani më thuajse vetëm në letër ekzistojnë. Përveç klubit tonë të kaltër, Plisave u bënte zemra edhe për Kombëtare, dhe nuk do të ishin Plisat ata që janë sot sikur mos ta merrnin primatin e prirjes dhe organizimeve fenomenale në Tiranë. Bota filloi të dëgjojë jo vetëm për futbollin shqiptarë, por edhe për pamjet e mrekullueshme në tribunat e “Qemal Stafa”, e gjithë kjo është meritë e padiskutueshme e grupit nr. 1 dhe më të madhit të trevat shqiptare. E krejt kjo po vazhdon, do të vazhdojë sa do të ekzistojë Prishtina, PLISAT SHOW gjithmonë do jetë në rend të parë aty ku do të jetë çdo klub sporti me emrin Prishtina si KFP-ja, KB-ja, KH-ja,…dhe Kombëtarja jonë!

Tifoz i zakonshëm i Prishtinës, “Plis”, është nga të gjitha trojet shqiptare, Shkup, Preshevë e Bujanovc, Tetovë e Kumanovë, Rrafsh i Dukagjinit e Fushë-Kosovë, Ulqin e Malësi. I vetmi kusht është ta duash Prishtinën me zemër dhe ta ndjekësh atë në çdo vend, në çdo kohë ! Ia kanë zënë për të madhe, kur ka thirrur “EHO”. I kanë zënë për të madhe që e ka dashur aq shumë klubin e kaltër. Mirëpo, miku i ngushtë nuk i ka munguar asnjëherë Prishtinës, e as që do ti mungojë ndonjëherë!