
Mankenda: Jemi të përqendruar të japim maksimumin për të arritur objektivin
“Po më mundon që ende nuk kam shënuar”
Prishtinë, 29 shtator 2020 – Pas shtyrjes së ndeshjes së javës së tretë me Dritën, Prishtina nesër zhvillon duelin e javës së 4-të. Bardhekaltrit udhëtojnë në “Riza Lushta” përball Trepçës ’89. “Minatorët” në edicionin e ri kanë zhvilluar dy takime, aq sa edhe Prishtina, duke humbur vendas me Arbërinë (0:2) deri sa Prishtina po me të njëjtit në fushë asnjanëse luajti baras (1:1), dhe duelin e dytë mitrovicasit e fituan kundër Llapit po në fushën e vet, 1:0.
Prishtina nuk pritet të ketë probleme rreth njëmbëdhjetëshit startues, përveç Muçës që mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës me Llapin.
G. Mankenda: Jemi të përqendruar të japim maksimumin për të arritur objektivin
“Ndeshja e nesërme nuk do të jetë e lehtë, skuadra vendase në fushën e vet është maksimalisht e motivuar kundër ndesh. Por, kjo neve aspak nuk do të na pengoj apo të na ndal të arrijmë qëllimin tonë. Jemi të përqendruar të japim maksimumin për të arritur objektivin”.
“E vërtet që jam golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe po më mundon që megjithëse po luaj nuk po shënoj, por jam duke punuar shumë që të vijnë golat. E di që përmes ndihmës së bashklojtarëve dhe trajnerëve do t’ia arrijë qëllimit. Megjithatë objektivi i ekipit mbetët parësore dhe gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Gauthier Mankenda i cili me 29 golat e shënuar është realizuesi më i mirë i skuadrës.
Java IV
Trepça ’89 – Prishtina
E mërkurë, 30 shtator – ora: 15.00
Stadiumi: “Riza Lushta”, Mitrovicë
Gjyqtarë: G. Shala, E. Bicaj, V. Kelmendi, M. Bejtullahu
Pa prezencën e shikuesve
Drejtpërdrejt: Artmotion
Lajme tjera