
Skuadra mbajti stërvitjen e fundit para ndeshjes
Ekipi me disa mungesa
Elbasan, 21 qershor, 2021 - FC Prishtina sot ka mbajtur treningun zyrtar para ndeshjes së nesërme të gjysmëfinales së raundit preliminar me kampionët e San Marinos, Folgore.
Seanca e treningut zgjati rreth një orë dhe i cili është i zakonshëm si para çdo ndeshjeje, e cila zhvillohet nesër në “Elbasan Arena” dhe e cila fillon nga ora 20:00.
Ndeshjen pritet të transmetoj drejtpërdrejt kompania televizive, Artmotion.
Përndryshe skuadra pati mungesën e Leonit Abazit (stërviti veçmas) dhe Samuel Mones - të dy këta të lënduar, kurse me skuadrën punuan Bekteshi, i suspenduar me kartonë dhe Tolaj i cili nuk ka mundur të licencohet para afatit kalimtar ndërkombëtar i cili fillon më 1 korrik.
Lajme tjera