Lajme

1/16 e Kupës: Prishtina – Minatori Magurë

1/16 e Kupës: Prishtina – Minatori Magurë

Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri”

Prishtinë, 26 nëntor 2019 – Bardhekaltrit nesër zhvillojnë ndeshjen e 16-së së finales, apo rrethi i dytë, i Digitalb Kupës së Kosovës. Kundërshtari vije nga kategoria e tretë, Minatori i Magurës. Ndeshja e paraparë të zhvillohet në Magurë është zhvendosur të zhvillohet për kushte më të mira në “Fadil Vokrri”.

Prishtina dhe Minatori janë takuar edhe në të kaluarën në kuadër të kupës, më 2007 në kryeqendër Prishtina kishte triumfuar 5:0.

Bardhekaltrit nuk kanë probleme me mungesa (përveç Haliti), ndërsa për formacionin e mundshëm shtabi teknik vendos nesër.

Përndryshe, Prishtina ka rekord të fituara Kupën e Kosovës, 6 herë, ndërsa së fundi e ka fituar në vitin 2018.

1/16 Digitalb Kupa

Prishtina – Minatori Magurë

E mërkurë, 27 nëntor – ora: 12.30

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: Bardh Ajeti, Drilon Rexhepi, Altin Zhegrova – Granit Pacolli

Hyrja pa pagesë – hapet vetëm tribuna perëndimore