Lajme

1/2 e Kupës: Drenica – Prishtina 2-3

1/2 e Kupës: Drenica – Prishtina 2-3

Prishtina u kualifikua në finale me rezultat të përgjithshëm 6-2

Skenderaj, 17 qershor 2020 – FC Prishtina në historinë e saj nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991, sot ka siguruar finalen e 10-të duke e synuar tani kundrejt Ballkanit më 29 korrik, trofeun e 7-të të Kupës së Republikës të sponsorizuar nga Digitalb.

Sot, shumë kush kishte pritur që Prishtina do të mbronte rezultatin nga ndeshja e parë, por ndodhi e kundërta. Bardhekaltrit që nga minuta e parë shtruan trysni të madhe me presing të lartë para portës vendase. Kjo dha rezultat që në minutën e 26-të me supergolin nga gjuajtja e lirë të Leonit Abazit. Vetëm pas pesë minutave (31’), Mankenda u pengua në zonë të rreptësisë, ndërsa Endrit Krasniqi nga pika e bardhë e shndërroi në epërsi prej dy golave. Pas këtij momenti më ndeshja nuk i ngjante një gjysmëfinaleje kupe, por më shumë asaj revyale. Sidomos pas golit të tretë nga Bekteshi po nga pika e bardhë – 56’ (u pengua Hila – 55’).

Pas kësaj epërsia, shtabi teknik deshi që skuadra të jetë e pushuar për ndeshjen e radhës kampionale me Dukagjinin dhe u inkuadruan edhe dy futbollistë nga Shkolla e futbollit, Dhurim Zhuri (paraqitja e dytë) dhe Erdin Dushi i cili debutoi.

Prishtina të shtunën nga ora 19 e pret Dukagjinin në javën e 25-të.

Drenica - Prishtina 2-3

Gjysmëfinalja e Kupës – ndeshja 2

Drenica – Prishtina 2-3 (0-2)

Golat: Flamur Muleci 65’, Vildan Kerim 85’ – Leonit Abazi 26’, Endrit Krasniqi (p) 31’, Leotrim Bekteshi (p) 56’

Pa shikues

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Mervan Bejtullahu (Gjl)

KV: E. Pasoma, G. Sejdiu – E. Krasniqi

Pozita jashtë lojës: Dre 3-2 Pri

Kornerët: Dre 2-1 Pri

Gjuajtjet totale: Dre 9-8 Pri

Gjuajtjet në portë: Dre 5-4 Pri

Drenica: 1. Arion Ymeri – 17. Shkelzen Lushtaku /c/ (18’ Muharrem Musa – 46’), 6. Arbios Thaçi, 24. Edon Pasoma, 88. Përparim Osmani (26. Granit Jashari – 68’), 8. Dijar Mustafa, 10. Argjend Bardhi (14. Argjent Mustafa – 60’), 11. Genc Hamiti (99. Osman Mëziu – 46’), 7. Hysen Tahiri, 20. Flamur Muleci, 27. Hasan Hyseni (28. Vildan Kerim – 46’). Kryetrajner: Gani Sejdiu.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj (1. Alban Muqiqi – 70’) – 22. Labinot Ibrahimi, 28. Leotrim Bekteshi (17. Erdin Dushi – 63’), 8. Ahmet Haliti, 23. Leonit Abazi – 7. Lorik Boshnjaku (4. Tun Bardhoku – 46’), 88. Ardit Hila, 6. Endrit Krasniqi (5. Diar Miftaraj - 78’) – 11. Kreshnik Uka, 15. Gauthier Mankenda, 77. Oto John (9. Dhurim Zhuri – 63’). Zëvendësues: Armend Thaqi, Ahmed Januzi. Kryetrajner: Armend Dallku.

Drenica - Prishtina 2-3 Leotrim Bekteshi

Komenti:

Prishtina para ndeshjes ishte favorite absolute, sidomos pas rezultat të ndeshjes së parë në favor, 3:0. Kjo nuk e pengoi skuadrën që furishëm të nis edhe ndeshjen e dytë. Ishte vetëm Prishtina ajo që po sulmonte dhe kishte ngritur presing të lartë. Vendasit assesi të dilnin dhe goli i shënuar nga Abazi iu shuri çdo shpresë eventuale që kishin para ndeshjes.

Më pastaj skuadra mirë e administroi ndeshjen duke shënuar edhe dy herë tjera me anë të penalltive, por nga pakujdesia u pranuan edhe dy gola, por që nuk prishen festës e finales aspak.

Është kjo e arritur e madhe për këtë skuadër që tash e disa vite po pjekët dhe triumf i madh i kryetrajnerit të ri, siç është Dallku, dhe me vitin e tij të parë të arrijë në finale të madhe.

Drenica - Prishtina 2-3

Minutë pas minute:

9’ Hamiti vendas gjuan furishëm nga largësia, jashtë.

17’ Krasniqi bukur pason përpara te John i cili sapo iu afrua zonës gjuajti ulët, portieri Ymeri dëboi në këndore.

Drenica - Prishtina 2-3 Endrit Krasniqi

20’ Aksion i gjatë, presing i lartë, prishtinasit përherë paraqesin rrezik dhe ishte Krasniqi që depërtoi mirë nga ballorja e gjuan, por pak e lartë.

Drenica - Prishtina 2-3 Kreshnik Uka

Drenica - Prishtina 2-3 Leonit Abazi

23’ Kreshnik Uka depërtoi nga e majta dhe u pengua para zonës. Gjuajtjen e lirë nga jo aq distancë e afërt, mjeshtërisht e ekzekutoi Leonit Abazi dhe dërgoi topin këndin e sipër të djathtë të pambrojtur të portierit Ymeri – 0:1.

Drenica - Prishtina 2-3 Leonit Abazi

Drenica - Prishtina 2-3 Gauthier Mankenda

30’ Në dyluftim në zonë nga e djathta, Mankenda pengohet nga kapiteni vendas Lushtaku, gjyqtari autoritativ Nuza, jep shenjë në pikën e bardhë.

31’ Endrit Krasniqi nga njëmbëdhjetë metra i saktë – 0:2.

Drenica - Prishtina 2-3

34’ Pas një gjuajte të lirë dhe devijimit, Bardhi provon gjuajtjen, rrezikshëm, por devijohet sërish dhe këndore.

42’ Gabojnë prishtinasit, Hyseni bukur nga e djathta në kahun tjetër shërben Mulecin gjuajtjen e të cilit e ndal Bekaj dhe shpëton gol të sigurt.

Drenica - Prishtina 2-3 Visar Bekaj

42’ Në vazhdim të aksionit paraprak, ishte Muleci që sërish e tentoi portën, por e lartë.

55’ Aksion i rrufeshëm i Prishtinës, Krasniqi e pason Hilën në të djathtë brenda zonës dhe me gjuajtje të fortë qëllon pingulen e afërt.

Drenica - Prishtina 2-3 Ardit Hila

Drenica - Prishtina 2-3

55’ Hila pengohet brenda zonës dhe gjyqtari Nuza s’kishte se si nuk sinjalizonte për penalltinë e dytë në ndeshje.

56’ Bekteshi shënon nga pika e bardhë – 0:3.

Drenica - Prishtina 2-3 Leotrim Bekteshi

62’ Krasniqi gjuan ballore të furishme, por pranë pingules.

Drenica - Prishtina 2-3 Ahmet Haliti

64’ Argjent Mustafa gjuan ballore, mbi kuadrat.

65’ Tahiri bukur depërton nga e majta e shërben Mulecin para zonës gjuajtja e të cilit devijohet paska dhe e parabolën portierin Bekaj – 1:3.

88’ Vildan Kerim shënon gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca në cepin e ulët të majtë të portierit Muqiqi.

89’ Muleci provon edhe njëherë, por pret Muqiqi.

Drenica - Prishtina 2-3

Deklaruan:

Armend Dallku:
Viti i parë, finalja e parë. Ndoshta nuk e kam pritur në fillim, por në bazën e asaj se si është shfaqur ekipi, gjithmonë në rritje e sipër, normalisht që kam filluar të besoja dhe tani ky besim u bë realitet. Jemi në finale të cilën gjithmonë e kemi potencuar se aty duam të gjendemi dhe tani të gjitha forcat tona do të jenë të përqendruara në kampionat.
Ndërsa sa për ndeshje, ndoshta dikush nuk e ka pritur, por ne pavarësisht rezultatit nuk e kemi lejuar kundërshtarin që të na rrezikonte, sidomos në pjesëlojën e parë, sepse kjo pjesë ishte shumë e rëndësishme, sepse në rastin më të keq sikur të pësonim gol do të hynim në presion. Kështu që vendosëm presing të lartë duke mos i lejuar kundërshtarit asnjë mundësi. Ndërsa në pjesën e dytë e menaxhuam lojën duke i dhënë njëkohësisht mundësi dy futbollistëve nga shkolla, Zhurit ndeshjen e dytë, e Dushit debutimin, të cilëve iu uroj të gjitha të mirat në karrierë. 

Leonit Abazi:
E kemi përgatitur mjaft mirë ndeshjen e cila na u shpagua në fund me plasim në finale dhe është ndjenjë e mirë të arrish atje ku e kishim për qëllim. Tani ndjehemi të qetë në vazhdim të kampionatit duke mos menduar më për Kupë e cila zhvillohet pas përfundimit të kampionatit. Fakt, gjuajta mirë nga ajo ndërprerje, kishim dilemë të gjuante Endriti apo unë dhe më vije mirë që e qëllova cakun. Po funksionojmë shumë mirë si ekip, më e rëndësishmja në aspektin fizik jemi shumë mirë dhe tani me përqendrim maksimal, pas Kupës, e duam edhe cakun tjetër, titullin e kampionit.