Lajme

1/4 e Kupës: Prishtina – Vushtrria 4-1

1/4 e Kupës: Prishtina – Vushtrria 4-1

Prishtina kualifikohet për herë të 10-të në gjysmëfinale

Oto John

Prishtinë, 8 shkurt 2020 – Bardhekaltrit, pas fitores bindëse 4-1 ndaj përbërjes së re të Vushtrrisë, ka siguruar gjysmëfinalen e Digitalb Kupës . Është kjo hera e 10-të në histori të klubit.

Përndryshe, që në debutimin e tij zyrtar, Oto John ka shënuar dy gola dhe u shkaktua në të penalltia (sekonda 33-të) ku u shënua edhe goli i parë nga Endrit Krasniqi (2’). Pas këtij goli gjithçka ishte më e lehtë, por përveç golit të dytë nga John (asistoi Mankenda – 26’), bardhekaltrit nuk mësyn maksimalisht dhe për pasojë edhe pranuan gol tepër të lehtë (Fazliu – 45’+1).

Prishtina - Vushtrria 4-1

Prishtinasit në pjesën e dytë u treguan edhe më agil, shënuan edhe dy herë tjera (Ahmeti – 73’ e John – 79’), por lëshuan edhe një mori rastesh tjera, e më i pafati ishte mesfushori Zyba që tre herë sot e tentoi portën dhe nga loja e mirë e tij mungoi vetëm goli.

Prishtina dhe Vushtrria do të takohen sërish pas një jave, po në “Fadil Vokrri”, por tani në kuadër të javës së 18-të Ipko Superligës.

Çerekfinalja e Digitalb Kupës

Prishtina – Vushtrria 4-1 (2-1)

Golat: Endrit Krasniqi (p) 2’, Oto John 26’, 79’, Ergyn Ahmeti 73’ – Driton Fazliu 45’+1

Shikues: afër 500

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Erduan Baliqi (Mt), Fatlum Jashari (Gjl) – Gramos Shala (Pe)

KV: Q. Zyba, A. Januzi – V. Azemi

Pozita jashtë lojës: Pri 3-1 Vush

Kornerët: Pri 8-1 Vush

Gjuajtjet totale: Pri 14-7 Vush

Gjuajtjet në portë: Pri 7-4 Vush

Prishtina (4-3-3): 35. Eglant Haxho – 22. Labinot Ibrahimi, 5. Diar Miftaraj, 28. Leotrim Bekteshi, 23. Leonit Abazi – 20. Qendrim Zyba, 18. Ergyn Ahmeti (7. Lorik Boshnjaku 74’), 6. Endrit Krasniqi (10. Meriton Korenica – 78’) – 15. Gauthier Mankenda (11. Kreshnik Uka – 79’), 77. Oto John, 27. Ahmed Januzi /c/. Zëvendësues: Visar Bekaj, Ahmet Haliti, Tun Bardhoku, Armend Thaqi. Kryetrajner: Armend Dallku.

Vushtrria: 1. Albin Kurti – 16. Etrit Halimi /c/, 33. Bler Istrefi, 5. Ardian Ukiqi, 44. Kadri Kodrolli, 10. Valmir Azemi, 24. Besfort Dervishaj, 17. Qlirim Imeri (14. Qendrim Feka – 82’), 34. Dren Ahmeti (22. Jon Vukaj - 90’), 9. Driton Fazliu, 87. Adnard Mehmeti. Kryetrajner: Fitim Llapashtica.

Ahmed Januzi

Komenti:

Prishtina sot nuk pati përballje të vështirë përkundër një skuadre me përbërje të re siç ishte ajo e Vushtrrisë sot. Megjithatë, vushtrriasit, edhe pse të rinj në moshë, treguan që kanë skuadër të talentuar edhe me të ardhme të ndritshme.

Prishtinasit luajtën aq sa iu deshtë, por me më shumë përqendrim e me më shumë fat ndoshta do të mbyllnin ndeshjen me rezultat edhe me të thellë.

Bardhekaltrit me këtë fitore arrijnë gjysmëfinalen dhe tani pas shortit mund të ndeshen eventualisht me Drenicën, fituesin e ndeshjes Dukagjini – Ballkani dhe Liria – Feronikeli.

Plisat

Golat/rastet e mira:

Prishtina sot nuk pati përballje të vështirë përkundër një skuadre me përbërje të re siç ishte ajo e Vushtrrisë sot. Megjithatë, vushtrriasit, edhe pse të rinj në moshë, treguan që kanë skuadër të talentuar edhe me të ardhme të ndritshme.

Prishtinasit luajtën aq sa iu deshtë, por me më shumë përqendrim e me më shumë fat ndoshta do të mbyllnin ndeshjen me rezultat edhe me të thellë.

Bardhekaltrit me këtë fitore arrijnë gjysmëfinalen dhe tani pas shortit mund të ndeshen eventualisht me Drenicën, fituesin e ndeshjes Dukagjini – Ballkani dhe Liria – Feronikeli.

Gauthier Mankenda

Golat/rastet e mira:

1’ Po zhvillohej aksioni i parë, kishin kaluar vetëm 33-sekonda kur Krasniqi e shërben John-in i cili ndalet palejueshëm brenda zonës dhe gjyqtari Bejtullahu jep penallti.

2’ Endrit Krasniqi është i saktë nga pika e bardhë – 1:0.

Endrit Krasniqi

5’ Harkim i rrezikshëm i Mankendës nga e djathta, mysafirët s’ia dalin të pastrojnë e John e kishte shikimin e kufizuar për ta drejtuar topin në rrjetë, megjithatë topi kalon skaj pingulës.

15’ Dren Ahmeti provon gjuajtjen ballore, Haxho s’pati nevojë për intervenim, mbi traversë.

26’ Mankenda nga pozita ballore provon pasimin në zonë për Januzin që nuk e mbërrin, por është Oto John në të “dytën” nga gjuan me të parën dhe i saktë – 2:0.

38’ Aksion i mirë i Bekteshi – Januzi – Ahmeti, ky i fundit gjuan ballore të rrëmbyeshme, skaj traversës.

38’ Veprim brilant i Fazliut, kalon dy futbollistë të Prishtinës dhe gjuan nga afërsia, por Haxho pret e shpëton skuadrën.

Eglant Haxho

45’+1 Imeri befason me top të gjatë, mbrojtja e Prishtinës e paorganizuar, Driton Fazliu përfiton nga rasti del përball Haxhos që tenton ta pengoj jashtë zonës, por sulmuesi vushtrrias me lëvizje mashtruese e kalon dhe shënon në portën e zbrazët – 2:1.

49’ Pas harkimit të këndores nga Krasniqi, Zyba rrezikon me kokë, e lartë.

Qendrim Zyba

Qendrim Zyba

51’ Zyba me ndihmën e pasimit të dyfishtë me Krasniqin kalon në mesin e 3-4 futbollistëve, por i bllokohet tentimi për pasimin e fundit.

58’ Krasniqi harkon këndoren, Zyba gjuan saktë me kokë, por topi largohet nga futbollisti vushtrrias nga vija fatale.

62’ Pasim i saktë i Krasniqit për John, por intervenon portieri Kurti në moment të fundit.

Leonit Abazi

73’ Super aksion i Krasniqit – John dhe Abazit nga e majta, harkimin e këtij të fundit edhe më bukur e gjuan Ergyn Ahmeti me kokë, topi qëllon traversën e përfundon brenda portës – 3:1.

Ergyn Ahmeti

79’ Presingu i lartë i Prishtinës jep rezultat, portieri e dëbon topin para zonës ku ndodhej Oto John i cili bukur pranon dhe me gjuajtje të fortë direkte e precize e vendos topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar – 4:1.

Oto John

85’ Aksion i mirë i John e Ukës, pasimin e këtij të fundi nuk pati fat ta dërgoj në portë Korenica, shpëtojnë mysafirët nga vija e portës.

89’ Tjetër aksion i mirë, Uka e John i cili kalon nga krahu i majtë e shërben Zybën i cili me portën e boshatisur nga portieri, por me 2 futbollistë tjerë kundërshtar, gjuan lartë duke mos e përcjell fati në ndeshjen e sotme.

Diar Miftaraj

Deklaratat:

Armend Dallku: Dua të falënderoj së pari punëtorët e stadiumit si dhe administratën e klubit që dhanë maksimumin ta bënin të gatshëm fushën e cila ishte në gjendje ideale duke mos na lejuar të penalizoheshim të luanim jashtë Prishtinës. Sa i përket ndeshjes, ne i kemi punët tona, rrugën tonë, por e kuptoj që sot u ndeshëm kundër një skuadre që ka pasur telashe brendapërbrenda ekipit tyre, Por, përkundër kësaj, ne iu kemi qasur ndeshjes shumë seriozisht, pavarësisht që në pjesën e parë kishim disa probleme që na mbeti t’i rregullonim pas pushimit të pjesëve. Në përgjithësi jam i kënaqur dhe në këto ndeshje të jepet mundësia edhe të variojmë me skema të ndryshme, të provojmë futbollistë edhe për vazhdimin e kampionatit. 

Oto John: Oto John: Jam i lumtur që arrita të ndihmoj skuadrën të kalojmë raundin. Ndeshja e parë dhe shënova dy herë, patjetër që nuk do të doja më mirë se kaq. Po ndjehem mirë padyshim, i gjithë ekipi më ka pritur mirë duke më bërë të ndjehem si në shtëpinë time. Ndërsa, fakt që pozita e sulmuesit të krahut nuk është pozita ime natyrale, por unë do të angazhohem ku do që më cakton trajneri, por besoj se mirë se kaq nuk e kam imagjinuar as vetë që do të ndodhte. 

Foto: Roland Racaj