Lajme

1/8 e Kupës: Prishtina – Kosova (P)

1/8 e Kupës: Prishtina – Kosova (P)

Do të paraqitet përbërja më e mirë

Prishtinë, 13 shkurt 2018 – Nesër zyrtarisht fillon stinori pranveror me ndeshjet e 1/8 së Digitalb Kupës së Kosovës.

Bardhekaltrit do të ndeshen me Kosovën e Prishtinës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Ferizaj.

Skuadra i ka vetëm dy mungesa, Miftaraj dhe Boshnjaku, të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm dhe do të paraqitet përbërja më e mirë e mundshme.

Përndryshe zhvillohet vetëm një ndeshje ndërsa në rast se 90-minuta mbyllet pa fitues zhvillohen edhe vazhdimet dhe eventualisht penalltitë.

Ndërsa do të jetë edhe testi kryesor para ndeshjes derbi me Llapin që zhvillohet të dielën në Pejë.

Rrethi i 4-të (1/8 e finales) e Digitalb Kupës së Kosovës

Prishtina – Kosova (P)

E mërkurë – 14 shkurt, ora: 12:30

Stadiumi me bari sintetik, Ferizaj (afër palestrës së sportit, rrugës Ferizaj-Shtime)

Gjyqtarë: Alban Shala (Pr), Elvis Bicaj, Alban Ejupi (Pd) - Dardan Çaka (Vu)


Statistikat:

Kosova e Prishtinës deri në vitin 2007 ka qenë anëtar i rregullt i elitës së futbollit tonë. Por, nga ai vit bënë pjesë në një rang më poshtë.

Në tetë sezonet e pasluftës, dy rivalët e kryeqendrës kanë zhvilluar në tre gara 19 ndeshje. Dhe, nuk ka kundërshtar tjetër se sa Kosova (P) që Prishtina ka statistika të jashtëzakonshme duke arritur 15 fitore – 3 barazime dhe vetëm 1 humbje me golldallim +29, 40:11. Fitoren e vetme Kosova e ka në Kupë, në çerekfinalen e vitit 2004, kurse kishin bërë sensacion duke fituar në ndeshjen kthyese në “Ramiz Sadik” 2:0 me dy golat e arritur për dy minuta (Munishi 75’, 77’) dhe Prishtinës nuk i kishte mjaftuar fitorja në ndeshjen e parë prej 3:1 pastaj duke e arritur suksesin më të madh në histori të klubit duke triumfuar në Kupën e Kosovës, por në Superkupë Prishtina ishte hakmarrë keq, 4:0!

Në 19 ndeshje, dhe 38 golat e Prishtinës (dy ndeshje janë regjistruar me rezultat zyrtar, nga një fitore për secilën, por ndeshjen e ndërprerë pas sulmit fizik në gjyqtarin kryesor nga “hotelierët” i kemi regjistruar golashënuesit, sikurse edhe fitoren e Prishtinës e cila ishte zhvlerësuar pasi një futbollistë i kishte luajtur me kartonë) i kanë shënuar 25 futbollistë, ndërsa Artan Krasniqi prin me 4 (1x2), Debatik Curri me 3 (1x2).

Për Kosovën 12 gola i kanë shënuar 10 futbollistë dhe vetëm Kushtrim Munishi më shumë se 1, 3 (1x2).

Skuadrat kanë shënuar 50 gola që i bije mesatare e lartë për ndeshje, 2.63 (Pri 2 – 0.63 Kos), me rezultatin më të shpeshtë 2:0 e 1:0 nga 3 herë - të gjitha Prishtina përveç një rezultat prej 2:0 Kosova – njëherësh fitorja e vetme e tyre, kurse Prishtina ka fitore të larta prej 5:1, 4:0 e 4:1.

Prishtinës i kanë prirë 6 trajnerë dhe më shumë se 2 ndeshje i ka vetëm Ajet Shosholli (11, 8-2-1, 25:9), kurse “hotelierët” i kanë prirë 5 trajnerë, prej tyre dy mbi 3 ndeshje, Mehmet Fetahu me 8 (0-2-6, 3:16) dhe Bylbyl Sokoli 6 (1-1-4, 6:12). Më së shumti përballje kanë pasur Shosholli – Sokoli, 6 (4-1-1, 12:6).

Përballjet nga viti 1999:

1999/00:
Kosova (P) – Prishtina 1:1 (1:0) Driton Krasniqi 40’ – Ynall Duraku 60’
Prishtina – Kosova (P) 1:0 (0:0) Fadil Berisha 65’

2000/01:

Prishtina – Kosova (P) 3:0 p.f. 1:1 (0:0) e nderpre ne min. 90’  Besim Ademi 47’ – Enis Fetahu 82’
Kosova (P) – Prishtina 0:1 (0:0) Jeton Qubreli 71’

2001/02:
Kosova (P) - Prishtina 0:2 (0:1) Uliks Emra 30’, Artan Krasniqi 88’
Prishtina – Kosova (P) 0:0

2002/03:
Kosova (P) - Prishtina 1:4 (1:1) Blerim Haxholli 28’ – Jeton Gashi 43’, 50’, Florim Humolli 71’, B. Kollari 86’
Prishtina – Kosova (P) 5:1 (4:1) A. Zhjeqi 9’, A. Plepolli 13’, 29’, M. Dragusha 36’, Xh. Llumnica 74’ – I. Munishi 44’

2003/04:
Kosova (P) - Prishtina 0:2 (0:1) Sheremet Isufi 5’, Labinot Demolli 89’
Kupa 1/4 Prishtina – Kosova (P) 3:1 (0:0) Raphael Edereho 81’, Bashkim Patoku 82’, 89’ – Besim Slishani (aut) 70’
Kupa 1/4 Kosova (P) - Prishtina 2:0 (0:0) Kushtrim Munishi 75’, 77’
Prishtina – Kosova (P) 2:1 (2:0) Xhevdet Llumnica 21’, Raphael Edereho 26’ – Kushtrim Munishi 73’
Superkupa Prishtina – Kosova (P) 4:0 (0:0) E. Baliqi 69’, Milaim Humolli 87’, Alban Bekteshi 89’, Debatik Curri 90’

2004/05:

Prishtina – Kosova (P) 3:2 (2:1) D. Curri 21’, 27’, Milaim Humolli 90’ – Faruk Statovci 32’, M. Gjonbalaj 64’
Kosova (P) – Prishtina 0:0

2005/06:
Kosova (P) - Prishtina 0:1 (0:1) Mensur Limani 44’
Prishtina – Kosova (P) 3:0 (0:0) Artan Krasniqi 47’, 67’, Mervan Hoxha 67’

2006/07:
Prishtina – Kosova (P) 3:1 (0:1) Nikollë Dushi 67’, Isuf Llumnica 74’, Artan Krasniqi 90’ – Arianit Shaqiri 9’
Kosova (P) - Prishtina 1:2 (0:0) Burim Kllokoqi 89’ – Uliks Emra 68’, Emin Baliqi 78’