Lajme

1/8 e Kupës, Prishtina pret Dritën

1/8 e Kupës, Prishtina pret Dritën

Ndeshja zhvillohet më 10 shkurt në “Fadil Vokrri”

Prishtinë, 11 janar 2021 – Sot është hedhur shorti i 1/8 së finales dhe fituesit aktual të Kupës, Prishtina, do ti pres kampionët vjeshtor, Dritën.

Ndeshja do të zhvillohet më 10 shkurt në “Fadil Vokrri”.

Prishtina dhe Drita në kuadër të Kupës pas luftës janë ndeshur vetëm tre herë. Më 2002/03 Prishtina në dy ndeshje, 2:1 dhe 1:1, kishte eliminuar gjilanasit në çerekfinale.

Takimi tjetër për Kupë ishte në finalen e vitit 2016/17. Prishtina kishte rikthyer ndeshjen nga 0:1 në 2:1 për ta fituar trofeun në ndeshjen e fundit të zhvilluar në stadiumin e qytetit para se të rinovohej.

Prishtina dhe Drita në tre përballjet e fundit kanë luajtur baras.