Lajme

1/8 e Kupës: Vëllaznimi - Prishtina

1/8 e Kupës: Vëllaznimi - Prishtina

1/8 e Kupës: Vëllaznimi - Prishtina

Dy rivalët e vjetër asnjëherë s’janë takuar për Kupë - 12 ndeshjet e fundit Vëllaznimi s’dinë për fitore

Prishtinë, 18 shkurt, 2017 - Më në fund fillon stinori pranveror, por së pari me ndeshjet e Kupës. Dhe, Prishtina mbrojtjen e trofeut të Kupës e fillon nga rivalët e moçëm, Vëllaznimi në Gjakovë. Në fakt, Prishtina dhe Vëllaznimi kurrë s’janë takuar për Kupës pas luftës. Po ashtu, Vëllaznimi nuk din për fitore ndaj Prishtinës në 12-ndeshjet e fundit kampionale. Ndeshja e fundit kampionale në Gjakovë ishte zhvilluar në mars të 2015, fitonte Prishtina 0:2, kurse ndeshja e fundit ishte zhvilluar pak më vonë po në atë stinor në Prishtinë (0:0)

Prishtina udhëton në Gjakovë pa shumë pak probleme.  Mungojnë vetëm Liridon Kukaj (kartonët) dhe Pefqeli i cili po rikuperohet nga operimi dhe të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për këtë sfidë të veçantë.

Përndryshe, për bardhekaltrit është gjithmonë kënaqësi të udhëton në përballje siç është para shikuesve njohës të futbollit gjakovar. Pra, me gjithë se skuadra kuqezi ndodhet në një rang më të ulët, Prishtina do ta respektoj maksimalisht dhe ndeshjes do t’i qaset qindpërqindtë e përqendruar.

Ky raund garash dhe të gjitha raundet tjera, përveç gjysmëfinales, zhvillohet me vetëm një ndeshje. Në rast të përfundimit të ndeshjes me barazim, luhen vazhdimet (2x15 minuta) dhe në fund sipas nevojës penalltitë.

1/8 e Kupës:

Vëllaznimi - Prishtina

E diel, 19 shkurt - ora: 12.30

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Driton Preniqi (Ka), Bekim Rama (Pd), Selim Isufi (Mt) - Delegat: Flamur Bytyqi (Pz). Kontrollor: Zenel Qorraj (Pe).

Drejtpërdrejt Supersport Kosova


L. Lindemann: Ne duam vetëm fitore dhe trofe

“Vëllaznimi ka një ekip të mirë edhe trajner të mirë. Ata luajnë shumë mirë futboll. Por ne do të japim gjithçka për të fituar, sepse ne kemi ambicie të mëdha, duam vetëm fitore dhe trofe”, ka thënë kryetrajneri, Lindemann.

Dallku: Vetë emri Vëllaznim të motivon - pres angazhim maksimal dhe kalim tutje

“Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë fillim të stinorit, pasi që kemi pasur dy faza përgatitore jashtë vendit, për çka duhet falënderuar kryesisë së klubit që na e kanë mundësuar të punojmë siç është më së miri, siç ishte puna në Turqi - vend ky që na ofroi kushte të përkryera, si të stërvitjes e po ashtu edhe të zhvillimit të ndeshjeve kontrolluese. Ndërsa, për ndeshjen me Vëllaznimin, unë personalisht nuk kam tani njohuri për ta, pasi që garojmë në rangje të ndryshme. Mirëpo, vetë emri Vëllaznim, të mjafton për motivim, por njëjtë e motivon edhe kundërshtarin tonë emri jonë. Sepse, ky derbi nuk është nga sot, por ka krijuar traditë të moçme. Dhe pa marrë parasysh, ne udhëtojmë në Gjakovë vetëm për fitore dhe nuk na lejohet asnjë justifikim tjetër në rast të mossuksesit tonë. Shpresoj dhe besoj shumë se ekipi ynë do t’i qaset me seriozitet maksimal ndeshjes, pa marrë parasysh që ekipi i Vëllaznimit është në një rang më të ulët se ne”, ka thënë kapiteni, Armend Dallku.