Lajme

21 futbollistë – 25,5 mosha mesatare

21 futbollistë – 25,5 mosha mesatare

Me skuadrën e parë stërvitin plus 4 lojtarë të rinj

Prishtinë, 11 shkurt 2020 – Të shtunën zyrtarisht nis stinori pranveror i sezonit 2019/20.

Prishtina në përbërjen e parë ka 21 futbollistë me moshë mesatare 25,5 vjeç dhe duke mos llogaritur katër futbollistë të rinj apo juniorë, si portieri Adi Hyla, Nils Mema dhe juniorët Erdin Dushi e Dhurim Zhuri e të cilët patjetër që edhe mund të kenë rast të paraqiten, megjithëse të rinj në moshë.

Nga përbërja e 21 futbollistëve, më të rinjtë janë Qendrim Zyba e Ermal Vitija të cilët sapo kanë mbushur 19 vite, kurse më i vjetri Labinot Ibrahimi 33 vjeç.

FC Prishtina në stinorin pranveror do të garojë me këta numra të fanellave:

(Portierë) 12. Visar Bekaj, 35. Eglant Haxho, 1. Alban Muqiqi.
2. Armend Thaqi, 22. Labinot Ibrahimi, 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti, 5. Diar Miftaraj, 21. Ermal Vitija, 4. Tun Bardhoku, 23. Leonit Abazi, 20. Qendrim Zyba, 88. Ardit Hila, 7. Lorik Boshnjaku, 18. Ergyn Ahmeti, 6. Endrit Krasniqi, 10. Meriton Korenica, 11. Kreshnik Uka, 15. Gauthier Mankenda, 27. Ahmed Januzi, 77. Oto John.

Shtabi teknik:
Kryetrajner Armend Dallku.
Nihmëstrajnerë: Armend Simnica, Ahmet Beselica, Artan Luzi, Debatik Curri.
Doktor Valon Krasniqi dhe fisioterapeutët: Alban Llumnica e Atdhe Halimi.