Lajme

25 futbollistë u paraqiten në stinorin vjeshtor

25 futbollistë u paraqiten në stinorin vjeshtor

Statistikat e plota

Prishtinë, 28 dhjetor 2019 - FC Prishtina në stinorin vjeshtor të edicionit 2019/20 ka zhvilluar 21 ndeshje zyrtare, 17 kampionale, 2 për kupë dhe 2 ndeshje në Evropë.

Në 21 ndeshje janë paraqitur 25 futbollistë.

Edhe këtë vit futbollisti me të gjitha paraqitjet kampionale dhe me më së shumti paraqitje zyrtare është kapiteni, Armend Thaqi me gjithsejtë 20 ndeshje duke mos u zëvendësuar asnjëherë nga to. Thaqi e ka vetëm ndeshjen e 1/16 të Kupës kundër Minatorit të pa zhvilluar.

Për Prishtinën këtë edicion kanë debutuar pesë futbollistë të rinj, kryesisht nga Shkolla e futbollit duke filluar nga Zyba, Selimi, Vitija e Bajgora, kurse Rugova me kërkesën e tij ishte rikthyer sërish tek familja në SHBA.