Lajme

Abazi: Ndeshja më e vështira, por pres të vazhdojmë ritmin

Abazi: Ndeshja më e vështira, por pres të vazhdojmë ritmin

“Bashkëlojtarët janë më meritoret për formën time të lartë”

Prishtinë, 12 mars 2021 – Feronikeli nesër e pret Prishtinën në kuadër të javës së 25-të. Dy rivalët do të përballen në duelin e tyre të 30-të. Në dy duelet e këtij edicioni, Prishtina pati fituar 2:1 në Drenas dhe 0:0 në Prishtinë. Ndërsa, në 29 përballjet paraprake, Prishtina ka vetëm një duel më shumë të fituar, 11 fitore, 8 barazime dhe 10 humbje me goldallim +13, 39:26 në të mirë të Prishtinës.

Edhe në Drenas përballjet janë krejtësisht të barabarta, nga 4 fitore kanë të dy skuadrat përkrah tre barazimeve dhe me vetëm një gol më shumë të shënuar nga vendasit, 8:7.

Dy rivalët sivjet janë me ambicie të ndryshme, deri sa “industrialistët” po luftojnë t’i ikin rrezikut, Prishtina po lufton për rikthimin e titullit. Sidoqoftë, në një garë janë të dyja në luftë, atë të Kupës në kuadër të çerekfinales dhe ky takim zhvillohet menjëherë të mërkurën.

Prishtina nesër nuk ka asnjë mungesë, të gjithë futbollistët sot ishin prezent në seancën e fundit para ndeshjes së nesërme.

Abazi: Ndeshja më e vështira, por pres të vazhdojmë ritmin

“Përballja e nesërme me Feronikelin mbase do të jetë ndeshja më e vështirë deri tani, sepse janë ekip i fortë me shumë kualitete. Por, pa asnjë dyshim pres fitoren e radhës që të vazhdojmë me këtë ritëm.
E vërtet që po gëzojë formë të lartë për çka mendoj se është meritë e gjithë bashkëlojtarve dhe shpresoj të vazhdojë sa më gjatë të jap më të mirën për ekipin”
, ka thënë Leonit Abazi.

Java XXV
Feronikeli – Prishtina
E shtunë, 13 mars – ora: 13.00
Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas
Gjyqtarë: G. Shala, F. Berisha, B. Selimaj, V. Hoxha
Drejtpërdrejt në Artmotion