Lajme

Abazi: Patjetër që nuk duhet diskutuar tre pikët

Abazi: Patjetër që nuk duhet diskutuar tre pikët

“Kemi orar të ngjeshur, na duhet përqendrim maksimal”

Prishtinë, 16 tetor 2020 – Prishtina dhe Besa janë rivalët më të mëdhenj të futbollit tonë të pasluftës. Megjithatë, Besa e rikthyer në elitën e futbollit tonë pas dy vitesh është me ekip të re, kurse prishtinasit me start jo të mirë të kampionatit. Prishtina konsiderohet favorit i madh dhe kjo përballje besojmë duhet të jetë shembull i ngritjes së formës.

Në këtë ndeshje pritet edhe debutimi i Muçës si dhe paraqitja e parë e Gavazajt, megjithatë përbërja e skuadrës nuk dihet deri te fillimi i ndeshjes.

Abazi: Patjetër që nuk duhet diskutuar tre pikët

“Kundërshtari i nesërm është emër i njohur, ndoshta në skuadër nuk kanë emra të mëdhenj, por janë lojtarë të mirë dhe të talentuar, andaj duhet respektuar maksimalisht”.

“Ndërsa ne kemi lëshuar disa pikë që nuk duhej lëshuar dhe tani duhet rikuperuar ato pikë duke filluar që nga ndeshja e nesërme”.

“Patjetër që nga përballja me Besën duhet të marrim tre pikët e pastaj t’i marrim të gjitha ndeshjet tjera me radhë, sepse në vazhdim kemi orar shumë të ngjeshur, ndeshje në çdo tre ditë, për çka duhet të jemi maksimalisht të përqendruar”, ka thënë Leonit Abazi.

Java VI
Prishtina – Besa
E shtunë, 17 tetor – ora: 14.00
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Gjyqtarë: I. Mehmeti, A. Latifi, A. Ejupi, D. Çaka
Pa prezencën e shikuesve
Drejtpërdrejt: Artmotion

Statistikat: Prishtina - Besa