Lajme

Abdul Bashiru, mbrojtësi i majtë nga Gana

Abdul Bashiru, mbrojtësi i majtë nga Gana

Ka nënshkruar kontratë dhe sot ka mbajtur seancën e parë stërvitore

Abdul Bashiru

Kastriot, 19 korrik, 2017 - Prishtina angazhon edhe një futbollist nga Kontinenti i Afrikës, më gjegjësisht nga Gana, Abdul Bashiru.

Bashiru, 25 vjeç, i lindur më 17 prill 1992 në Accra të Ganës, luan në pozitën e mbrojtësit të majtë. Bashiru vije në Prishtinë nga skuadra Dreams FC, prej nga ishte angazhuar edhe Basit Abdul Khalid.

Bashiru ka luajtur edhe në Bechem United të Ganës dhe ishte i angazhuar edhe në skuadrën e madhe të Egjiptit, Ismaily.

“Kam ardhur në Prishtinë të punoj shumë si për vete po ashtu edhe për klub. E njoh Khalidin, ka qenë shok i imi i skuadrës në Ganë dhe pra referencat nuk kanë munguar të vijë këtu dhe kam kënaqësinë të bashkohem me të dhe sëbashku të japim më të mirën për klubin, por edhe për neve personalisht. Jam i përgatitur në çdo rrethanë t’i bashkohem Prishtinës”, ka thënë mbrojtësi i majt, Abdul Bashiru.