Lajme

Ahmed Januzi 11 gola

Ahmed Januzi 11 gola

Edhe pse nënën me probleme shëndetësore, Ahmed Januzi edhe sot dha maksimumin që skuadra të dilte me tre pikët nga udhëtimi në Podujevë. Shënoi gol mjeshtëror duke arritur në shifrat prej 11 golave dhe tani vetëm dy futbollistët janë në listë para tij duke kryesuar Manaj me 13 gola.

Ahmed Januzi me fanellën e Prishtinës ka shënuar 27 gola duke u renditur i 9-ti në listën e realizuesve të përgjithshëm të Prishtinës pas luftës. Nga futbollistët aktiv, vetëm Gauthier Mankenda ka shënuar më shumë, 28.