Lajme

Ahmet Haliti rikthehet në Prishtinë

Ahmet Haliti rikthehet në Prishtinë

Mbrojtësi 29 vjeç vije nga Feronikeli

Prishtinë, 28 maj 2018 – Mbrojtësi i qendrës, Ahmet Haliti, i cili në edicionin 2014/15 ishte pjesë e Prishtinës, rikthehet sërish te skuadra bardhekaltër nga kryeqendra.

Haliti, i lindur më 01.10.1988 ka luajtur edhe në skuadrat e Besianës, Hysit, Hajvalisë, Besës së Kavajës, Bylis dhe së fundi në Feronikel, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Prishtinën.

“Ka disa arsye pse kam vendosur të rikthehem në Prishtinë. Duke qenë se kam luajtur edhe më herët e njoh ambientin në klub dhe organizimin e klubit. Pastaj kushtet e mira të ofruara dhe sigurisht motivi shtesë ka qenë pjesëmarrja në Evropë”, ka thënë me rastin e nënshkrimit të kontratës, Ahmet Haliti. 

Haliti nuk është përforcimi i vetëm dhe skuadra do të bëjë publike deri në fund të javës edhe marrëveshjet e tjera që do t’i arrijë gjatë këtyre ditëve.