Lajme

Akademija Pandev - Prishtina 0-3 (video)

Akademija Pandev - Prishtina 0-3 (video)

Lojë e pëlqyer në kontrolluesen e parë

Antalya, 31 janar, 2018 - Prishtina ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese nga tre sa ka paraparë të zhvilloj gjatë përgatitjeve.

Skuadra e mirë e Akademija Pandev nga superiorja maqedonase (vendi i 4-të) ishte rival i parë. Skuadër kjo që mjaft miri mbajti presionin në pjesën e parë duke pasur më shumë në posedim topin, por ishte Prishtina ajo që shënoi dhe humbi 3-4 raste të mira shënimi.

Në pjesën e dytë u krijuan edhe më shumë raste, por u konkretizuan vetëm dy prej tyre, ndërsa përveç kapitenit Dallku luajtën të gjithë futbollistët tjerë.

Skuadra edhe sot pati mungesa të shumta, duke filluar nga Khalid, Miftaraj, Boshnjaku, Pefqeli, Zyba Quansah. Ndërsa, me gjasë provën ka kaluar braziliani Jefferson, kurse nga sot skuadrës do t’i bashkohet edhe mesfushori i Shkëndijës, Shqiprim Taipi (më gjerësisht më vonë).

Ndeshje miqësore:

Akademija Pandev - Prishtina 0-3 (0-1)

Golat: Ahmed Januzi 6’, Mentor Mazrekaj 58’ Liridon Fetahaj 69’

Akademija Pandev: Nikola Vujanac - David Atanaskoski, Dime Dimov, Tomislav Iliev, Konstantin Chesmedziev, Hristijan Ivanov, Jani Atanasov, Sashko Pandev /c/, Giulio Grifoni, Gjorgji Markov, Mario Krstovski. Kryetrajner: Panche Stojanov. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë.

Prishtina (4-3-3): Visar Bekaj (Alban Muqiqi - 46’) - Lorik Maxhuni (Përparim Osmani - 46’), Armend Dallku, Debatik Curri (Agon Xhaka - 46’), Abdul Bashiru (Bleon Sekiraqa - 75’) - Ergyn Ahmeti (Jefferson Freitas - 58’), Drashko Bozhoviç (Shqiprim Taipi - 46’), Blend Baftiu (Gentrit Dumani - 68’) - Guathier Mankenda (Liridon Fetahaj - 46’), Mentor Mazrekaj (Kastriot Selmani - 62’), Ahmed Januzi (Arbër Hoxha - 46’). Kryetrajner: Mirel Josa.

Komenti

Prishtina mirë e nisi ndeshjen duke ardhur shumë shpejtë në epërsi. Luhej minuta e 6-të kur nga një aksion prej të djathtës topi shkon krejtësisht në krahun e majtë, kur Mazrekaj me mënyrën e tij të njohur e ngreh topin deri para zona e pastaj e vazhdon gjysmëdjathtë te Maxhuni e ky e vazhdon bukur djathtë te Mankenda që me saktësi harkon ulët e drejt e në kokën e Ahmen Januzit që reagoi si është më së miri dhe 0:1.

Identik pasoi edhe një harkim tjetër nga e djathta prej Mankendës, por tani gjuajtjen e Januzit e ndal portieri.

Pastaj pati edhe disa tentime nga distanca, por që nuk dolën të sakta.

Pjesa e dytë sërish i takoi prishtinasve. Në minutën e 58-të, Mazrekaj depërtoi nga qendra me pasim të dyfishtë me Baftiun del nga ana e majtë i vetëm me portierin maqedonas dhe e mposhtë me lehtësi - 0:2.

Në minutën e 69-të ishte aksion më i gjatë duke marrë pjesë edhe braziliani Freitas duke ia vazhduar Hoxhës nga e majta dhe depërtimit të saktë të tij dhe pasimit të pastër para portës portës për Liridon Fetahaj që gjuan në portën e pambrojtur - 0:3.

Skuadra do të ndeshet me 3 shkurt me skuadrën e elitës hungareze, Diosgyori DVTK, ndërsa më 5 shkurt ndeshet me U21 të Shakthar Donetsk të Ukrainë.