Lajme

Alban Muqiqi vazhdon me Prishtinën

Alban Muqiqi vazhdon me Prishtinën

Muqiqi edhe 1 vit e gjysmë me Prishtinën

Alban Muqiqi

Prishtinë, 15 janar 2019 – Portieri 23 vjeç, Alban Muqiqi, të cilit i kishte skaduar kontrata, ka vendosur të vazhdojë qëndrimin në klubin e tij amë në të cilin u rrit dhe u zhvillua edhe për 1 vit e gjysmë.

Muqiqi me Prishtinën i ka 42 paraqitje zyrtare. Muqiqi është fëmijë i Prishtinës dhe ai vazhdon t’i qëndroj besnik klubit megjithëse kohëve të fundit nuk ka pasur paraqitje si titullar.

“Vendosa për të vazhduar me Prishtinën pasi që këtu jam rritë dhe më së miri ndjehem në shtëpinë time dhe normalisht, megjithëse se kisha kontakte edhe nga klube tjera, zgjedhja për të vazhduar me klubin tim ishte shumë e lehtë”, ka thënë Muqiqi.