Lajme

Albin Prapashtica nënshkruan me Prishtinën

Albin Prapashtica nënshkruan me Prishtinën

Talenti 18-vjeç i 2 Korrikut nënshkruan për tre vitet e ardhshme

Prishtinë, 11 gusht 2020 – FC Prishtina ka bindur futbollistin e ri të talentuar, Albin Prapashtica (08.09.2001), futbollist nga akademia e 2 Korrikut, që të jetë pjesë e saj.

Ish-anëtari i Përfaqësueses së Kosovës U17 me të cilët ka shënuar gol kundër Holandës në kualifikime, si dhe ndaj Përfaqësuesve të Irlandës U17. Ndërsa me Përfaqësuesen e Kosovës U19 ka shënuar edhe ndaj Anglisë në turne në Itali, si dhe dygolësh Maltës. Ka luajtur edhe në kualifikimet e U19 me Kosovën.

Së fundi ishte në prova edhe tek skuadra e madhe kroate, Dinamo Zgareb. 

“Kënaqësi, privilegj dhe nder të mbroj ngjyrat e skuadrës më të madhe në vend. Jam mirënjohës për udhëheqjen e klubit që më kërkuan, më besuan dhe më bindën të jep pjesë e projektit të klubit. Jam shumë i bindur se kam zgjedhur adresën e duhur të parë të madhe të zhvillimit tim profesional në karrierën time prej futbollisti. Kam shumë për të mësuar e për t’i dhënë klubit tim të ri e në veçanti “Plisave”, ka thënë Albin Prapashtica.