Lajme

Argjend Mustafa nga Trepça ’89 vishet bardhekaltër

Argjend Mustafa nga Trepça ’89 vishet bardhekaltër

Mesfushori ka nënshkruar kontratë dyvjeçare

Prishtinë, 1 qershor 2018 – Prishtina dhe mesfushori Argjend Mustafa kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe dy palët kanë arritur marrëveshje dyvjeçare.

Mustafa, 24 vjeç, i lindur më 22.10.1993 në Mushtisht të Therandës, ish-futbollist i Ballkanit, Ramiz Sadikut, Trepçës, Trepçës ’89 ku ka spikatur dhe ka luajtur së fundi i huazuar nga Skënderbeu, ka pasur disa përpjekje për t’u veshur bardhekaltër. Më së afërti për të qenë pjesë e Prishtinës ishte para fillimit të edicionit 2016/17, por kishte vendosur t’i bashkohej Skënderbeut, por sërish ishte rikthyer në Trepçën ’89 ku në sezonin e sapo përfunduar ka regjistruar 21 paraqitje. 

“Zgjidhja për të nënshkruar me Prishtinën ishte shumë e lehtë dhe u përmbush pas disa tentimeve dhe dëshirës për të qenë pjesë e klubit më të madh në vend – arsye kjo kryesore. Po ashtu, Prishtinën e shoh si pretendentit kryesor për titull dhe sëbashku kam shumë besim se do t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Mustafa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes dyvjeçare.

Mustafa është përforcimi i pestë para garave paraeliminuese të Evropa Uefa Ligës.