Lajme

Arrijnë pajisjet sportive “Jako” të sponsorizuara nga “Eurokoha”

Arrijnë pajisjet sportive “Jako” të sponsorizuara nga “Eurokoha”

Arrijnë pajisjet sportive “Jako” të sponsorizuara nga “Eurokoha”

“Jako” do të vesh për herë të parë gjitha grupmoshat e ekipit

Prishtinë, 3 janar 2019 – Sot kanë arritur pajisjet sportive në vlerë prej mbi 100.000 euro të sponsorizuara nga “Eurokoha” të dedikuara për FC Prishtina. Klubi i Prishtinës në vitin kalendarik 2019 do të vishet me firmën “Jako” nga Gjermania. Do të jetë kjo hera e parë që ekipi i parë dhe të gjitha ekipet tjera zinxhir të klubit të vishen nga e njëjta firmë duke filluar nga mosha 6-vjeçare.

Ndërsa në ndërmjetësimin me kompaninë e veshjeve sportive “Jako” ka ndihmuar edhe miku i klubit dhe i kryetarit Remzi Ejupi, njëkohësisht pronar i “Eurokoha”-s, sponsor kryesor i FC Prishtina nga viti 2004, nënkryetari i Federatës së futbollit të Gjermanisë dhe Bundesligës gjermane, z. Helmut Hack.

Prishtina tani e dy vite ka veshur firmën “Hummel”, por që ishte e dedikuar vetëm për ekipin e parë. Shpresojmë që edhe pas një viti, klubi do të arrijë të ketë një markë sportive për të gjitha kategoritë  e saj.

Përndryshe “Jako” e themeluar me 1989, me veshjen e saj mbulon shumë klube evropiane duke nisur nga ato gjermane si Bayer Leverkuzen, Hannover, Stuttgart, Karlsruher e deri te Përfaqësuesja e Maqedonisë etj.