Lajme

Artan Krasniqi me biletë vjetore

Artan Krasniqi me biletë vjetore

“Figo” ka qenë 2-herë kampion me Prishtinën

Artan Krasniqi

Prishtinë, 24 shtator 2019 – Artan Krasniqi, mesfushor i spikatur, me talentin e tij kishte fituar nofkën e “Figo”-s që kur ishte te 2 Korriku, për Prishtinën është paraqitur në 7 sezone (2000-2007) me 158 paraqitje (14 gola) duke fituar 6 trofe, 2 tituj kampioni, 1 kupë dhe 3 superkupa.

Krasniqi ka dëshmuar edhe njëherë sa e donë klubin e zemrës duke e ndihmuar atë me blerjen e biletës vjetore. FC Prishtina krenohet me ish-futbollistët e saj që në vazhdimësi na ndjekin dhe na ndihmojnë në mënyra të ndryshme.

Bileta vjetore përfshin të gjitha ndeshjet e FC Prishtina si vendase (kampionale, kupë, ndeshjet e Evropës - rreth 20 ndeshje në një edicion 2019/20)

Abonimin mund ta bëni çdo ditë pune në zyrët e klubit nga e hënë - e premte; ora 10:00-16:00

Çmimi: 35€ Lindje; 50€ Perëndim; 100€ VIP

*Letërnjoftimi është i nevojshëm mbi moshën 18 vjeç

**Zyrët e klubit janë në tribunën jugore të stadiumit “Fadil Vokrri” (përball pallatit të sportit).