Lajme

Ballkani, skuadër e jo e përshtatshme e Prishtinës!

Ballkani, skuadër e jo e përshtatshme e Prishtinës!

Më 2010/11 kishte qenë shkaktar i humbjes së titullit

Prishtinë, 11 nëntor 2018 – Nuk është sekret as tabu që çdo skuadër kundër Prishtinës jep maksimumin e vitit. Por, ka skuadra që kanë ndikuar direkt edhe në rezultatet e Prishtinës. Ndryshe këto skuadra etiketohen edhe “si mace” te zeza, apo me shumë parafrazime tjera.

Asgjë nuk do të thotë që Prishtina mban pozitën e parë në klasifikim me 33 pikë, e Ballkani vetëm e 8-ta me 18 pikë. Është skuadra e Ballkanit e para sivjet që e ndali Prishtinën me barazim. Po ashtu, “portokallinjtë” e Therandës kanë rezultat të shkëlqyer si mysafir, sidomos pas shkuarjes së trajnerit Sermaxhaj – nga 7 udhëtime kanë 3 fitore - 1 barazim dhe 3 humbje me goldallim 9:12. Rezultate të vlerësuara lartë, sidomos për një skuadër të ardhur nga Liga e parë.

Jo vetëm këto, por Ballkani, edhe pse në edicionin 2010/11 sapo ishte inkuadruar për herë të dytë në Superligë dhe kishte rënë sërish, Prishtinës pothuajse ia kishte humbur titullin me dy humbjen që ia kishte shkaktuar në Rahovec, aty ku i zhvillonte atëherë ndeshjet si vendas, me rezultat dhe realizues identik, Fillim Guraziu – 1:0. Në fund Prishtina i kishte bartë pasojat e atyre dy humbjeve e që kishin edhe prapaskena, por bardhekaltrit me kryetrajner Ramiz Krasniqi kishin mbetur pa titull kampionati.

Pra, rezultatet e këtij edicioni, barazimi në ndeshjen e parë dhe historia jo e mirë me Ballkanin, bëjnë që skuadra të jetë maksimalisht e mobilizuar dhe e përqendruar për ndeshjen e së dielës. Përndryshe kryetrajneri Sermaxhaj kundër Prishtinës ka 3 ndeshje (2 me Fushë Kosovën dhe 1 me Ballkanin) dhe ka regjistruar 2 barazime e 1 humbje.

Skuadra ka mungesën e Mankendës së lënduar i cili më 13 nëntor bënë dy muaj pa ndeshje, dhe Miftaraj i suspenduar për një ndeshje pas dy kartonëve të verdhë me Feronikelin.

Pas ndeshjes skuadra do t’i ketë 12 ditë pushim përshkak ndeshjeve të Përfaqësueses e ku i ftuar është edhe portieri Visar Bekaj.

Përballjet e pasluftës:

1999/00:
Prishtina – Ballkani 6:1 (4:0)
Osmani 2’, Tovërlani 11’, Isufi 30’ 53’, M. Humolli 38’, Bunjaku 70’–Musli Bylykbashi 66’

Ballkani - Prishtina 0:3 (0:1)
Fadil Berisha 13’, Sheremet Isufi 86’, Samet Zeqiri 88’

2010/11:
Prishtina – Ballkani 3:0 (1:0)
Suad Saliagiq 45’, Azem Ahmeti 53’, Faton Zejnullahu 78’

Ballkani – Prishtina 1:0 (0:0)
Fillim Guraziu 57’

Ballkani – Prishtina 1:0 (1:0)
Fillim Guraziu 6’

2014/15: Kupa Rr1:
Prishtina – Ballkani 5:0 (4:0)
Gentrit Begolli 16’, 19’, Liridon Latifi 27’, Driton Krasniqi 43’, Granit Begolli 70’

2018/19:
Ballkani – Prishtina 1:1 (0:0)
Blend Baftiu 70’ – Gauthier Mankenda 51