Lajme

Bekteshi: Kam besimin e plotë që nga kjo përballje do të dalim me pikët e plota

Bekteshi: Kam besimin e plotë që nga kjo përballje do të dalim me pikët e plota

“Duam të vazhdojmë rezultatet pozitive”

Prishtinë, 18 shkurt 2021 – Prishtina dhe Arbëria do të takohen për herë të katërt në dy vitet e fundit. Që nga përballja për kupë në 1/8 e finales në dhjetor të vitit 2019, Prishtina kishte hasur në kundërshtar të papërshtatshëm. Prishtina kishte kaluar raundin duke fituar minimalisht (1:0), kurse dy përballjet e fundit kampionale, njërën e fituan bardhekaltrit (1:0), por tjetrën kishin dështuar ta fitonin (1:1).

Andaj, ndaj skuadrës nga Dobraja e Lipjanit, futbollistët prishtinas duhet të angazhohen maksimalisht. Skuadra nuk ka më mungesa, megjithëse ende nuk janë plotësisht të rikuperuar Lilaj dhe Maliqi. Ndeshja zhvillohet në fushën neutrale të Ferizajt dhe s’ka se si skuadra mos të jap qindpërqindtëshin e saj për t% vazhduar serinë pozitive dhe të mbetët kandidat potencial dhe serioz për titullin e kampionit.

Java XX
Arbëria – Prishtina
E premte, 19 shkurt – ora: 13.00
Stadiumi me bari sintetik, Ferizaj
Gjyqtarë: Sh. Murtezi, S. Berisha, H. Osmani, D. Çaka
Drejtpërdrejt Artmotion

L. Bekteshi: Kam besimin e plotë që nga kjo përballje do të dalim me pikët e plota

“Të gjithë futbollistët jemi të vetëdijshëm që ndaj Arbërisë nuk kemi rrugë tjetër veç për të shkuar për të fituar ndeshjen. Jemi 13 ndeshje me rezultate pozitive, duam të vazhdojmë këtë seri pozitive dhe këtë më së shumti e bazoj te forma e lartë e jona, jemi të kompletuar dhe po na mbizotëron atmosferë e shkëlqyer në skuadër. Kam besimin e plotë që nga kjo përballje do të dalim me pikët e plota”, ka thënë Leotrim Bekteshi.