Lajme

Biletat e ndeshjes kushtojnë 5 dhe 3 euro

Biletat e ndeshjes kushtojnë 5 dhe 3 euro

Ato mund t’i gjeni në ditën e ndeshjes

Prishtinë, 4 korrik 2018 - FC Prishtina, për ndeshjen e nesërme kthyese të raundit preliminar të UEL kundër Europa FC,  do të lëshoj bileta në shitje vetëm në ditën e ndeshjes më 5 korrik.

Biletat janë me dy çmime. Tribuna perëndimore 5 euro, ndërsa ajo lindore 3 euro. Tribuna jugore është e dedikuar vetëm me organizim për “Plisa”.

Biletat do të shiten në sheshin “Nënë Tereza” dhe rreth stadiumit “Adem Jashari” nga ora 15:00.

Dyert e stadiumit do të hapen nga ora 17:00.