Lajme

Biletat në shitje 5 dhe 3 euro

Biletat në shitje 5 dhe 3 euro

Mund t’i gjeni në 3 pikat e shitjes së “Eurokoha”

Prishtinë, 17 korrik 2018 – Biletat e ndeshjes kthyese të raundit të parë të UEFA Europa League ndërmjet Prishtinës dhe Fola-s, mund t’i gjeni në tre pikat e “Eurokoha” në Prishtinë.

Biletat kanë dy çmime. Tribuna perëndimore 5 euro dhe ajo lindore 3 euro. Tribuna jugore është e hapur vetëm për Plisa.

Pikat e shitjes së biletave të “Eurokoha” janë në:

Te Qafa, Rruga “Migjeni” (përball ish-Bankës së Lubjanës apo OSBE-s)
Sheshi “Nënë Tereza” (për fundi “Swiss Diamond Hotel”)
Rruga “Garibaldi” (për fundi “Hotel Grand”).

Më vonë do të shtohen edhe pika tjera të shitjes, ndërsa në Mitrovicë përreth stadiumit “Adem Jashari” mund t’i gjeni vetëm në ditën e ndeshjes.