Lajme

Bleon Sekiraqa, debuton me 16 vjet

Bleon Sekiraqa, debuton me 16 vjet


Pa dy qendërmbrojtësit – Prishtina sot luajti me moshë mesatare 21 vjeç

Prishtinë, 25 shkurt, 2017 - Duke mos llogaritur dy qendërmbrojtësit (Dallku – Leci), të 11 futbollistët tjerë që u paraqiten sot kundër Ferizajt, mosha mesatare ishte 21 vjet. Kurse, Bleon Sekiraqa sot ka debutuar me 16 vjet. Dhe, të luftosh me këtë ekip kaq të ri për titull të kampionit në një Ligë siç luhet në Superligën tonë, të jep optimizëm të jashtëzakonshëm se kjo gjeneratë e Prishtinës pret çdo moment të shpërthej.

Mosha e futbollistëve të Prishtinës ishte, Muqiqi 21, Maxhuni 24, Dumani 23, Krasniqi 22, Boshnjaku 21, Begolli 25 (u zëvendësua në minutën e 59-të nga Khalid 20 vjeç), Mankenda 19, Kelmendi 22, Baftiu 19 (u zëvendësua në minutën e 76-të nga Sekiraqa që debutoi me 16 vjet).

Foto: Bleon Sekiraqa i rrethuar nga pesë futbollistë kundërshtar