Lajme

Bleon Sekiraqa – ka shkëlqyer te juniorët e Greuther Furth

Bleon Sekiraqa – ka shkëlqyer te juniorët e Greuther Furth

Skuadra e Greuther Furth jashtëzakonisht të kënaqur

Bleon Sekiraqa

Prishtinë, 20 korrik, 2017 – 16 vjeçari, Bleon Sekiraqa, futbollist i Shkollës së futbollit FC Prishtina, tani e 12 ditë ka qëndruar në Greuther Furth ku ka punuar me juniorët e kësaj skuadre. Trajnerët e sidomos menaxheri, Christian Hack kanë mbetur jashtëzakonisht të kënaqur. Është kjo hera e dytë që i riu ynë ka qëndruar në Gjermani dhe ngritja e përformancës ka vazhduar edhe më tutje nga muaji janar-shkurt kur ishte në qëndrim për herë të parë.

Sekiraqa do t’i bashkohet skuadrës së Prishtinës deri në dhjetor dhe nëse ia del të imponohet në formacionin e Prishtinës për këta muaj, atëherë e ardhmja e tij do të jetë e sigurt edhe më shpejtë se sa që pritet.