Lajme

Bordi dhe futbollistë befasi kryetarit për ditëlindje

Bordi dhe futbollistë befasi kryetarit për ditëlindje

Ejupi: Titulli i kampionit do ta plotësonte gëzimin!


Kastriot/Prishtinë, 12 prill, 20017 – Remzi Ejupi sot feston ditëlindjen e tij të 55-të. Nga viti 2006 udhëheq klubin e futbollit Prishtina dhe është kryetari më jetëgjatë dhe më i suksesshëm në këtë post në histori të klubit. Katër trofe të titullit të kampionit, dy Kupa dhe katër Superkupa ka fituar Prishtina gjatë udhëheqjes së tij.

Dhe, futbollistët sëbashku me anëtarët e bordit sot i bënë befasi të këndshme para se të mbahej seanca stërvitore.

“Është ndjenjë e mirë kur të urojnë edhe përkundër moshës e cila vjen e shtohet. Por, gëzimi i plotë do të jetë nëse në fund shpallemi kampion të Kosovës. Shumë kush e ka pritur këtë sukses, tani megjithë skepticizmin e shumicës, ka ende prej atyre që shpresojnë dhe njëri prej tyre jam edhe unë. Tek e fundit, shpresa vdes e fundit dhe unë vazhdoj të besoj se kemi cilësi dhe mund t’ia dalim të fitojmë titullin e kampionit”, ishte prononcimi i kryetarit Ejupi gjatë fjalës së rastit në këtë festë të ditlindjes s tij, q n njfar mënyre ishte edhe kërkesë ndaj futbollistëve që të luftojnë deri në fund të tetë ndeshjeve për fitore.

Futbollistët, po ashtu përgatitën dhuratë një fanellë ushtrimesh meqë rast nënshkruan emrat e tyre, kurse në emrin e tyre uroi kapiteni, Armend Dallku.

“Kryetarit i urojmë jetë të gjatë e të gjitha të mirat dhe do të japim maksimumin t’i fitojmë deri në fund të gjitha ndeshjet dhe mbase në fund ato fitore do të na sjellin edhe titullin dhe sëbashku me kryetarin Ejupi të gjithë të festojmë”.