Lajme

Bordi drejtues zgjedh drejtorin menaxhues Agim Salihu

Bordi drejtues zgjedh drejtorin menaxhues Agim Salihu

Dhe drejtorin sportiv, Granit Begolli

Granit Begolli

Prishtinë, 6 shkurt 2020 – Dje në mbledhjen e mbajtur të bordit drejtues të FC Prishtina, është zgjedhur drejtori menaxhues dhe drejtori sportiv i FC Prishtina.

Për drejtor menaxhues është zgjedhur përfaqësuesi juridik si dhe ushtruesi i deritanishëm i detyrës së drejtorit, Agim Salihu – jurist i diplomuar nga Prishtina. Salihu është marr me punë juridike duke punuar në institucione të nivelit lokal, kurse nga viti 2016 është pjesë e FC Prishtina duke kryer punë dhe detyra të përfaqësimit të klubit tek institucionet e administratës dhe gjyqësorit.

Kurse, Granit Begolli, i caktuar si drejtor sportiv është zgjedhur drejtor sportiv në FC Prishtina. I njëjti ka qenë ish-futbollist i skuadrës sonë si dhe trajner me licencë “A” duke qenë trajner në U19 në Llap (kampion të Kosovës 2018/19) dhe ndihmëstrajner në Ferizaj (2017/18 duke u ngjitur në Superligë nga Liga e parë).

Të njëjtit janë caktuar me kohëzgjatje 31.12.2020.

Klubi të njëjtëve iu dëshiron sukses në realizimin e punëve dhe detyrave të pranuara.