Lajme

Bordi i ri i klubit takon skuadrën

Bordi i ri i klubit takon skuadrën


Mobilizim i përgjithshëm – duam dy trofetë

Stervitje 13 janar 2017

Prishtinë, 13 janar, 2017 – Bordi drejtues i FC Prishtina, i zgjedhur nga kuvendi i aksionarëve, sot ka vizituar skuadrën deri sa po përgatitet në ambientet dhe fushat e stadiumeve “Prince”.

Bordi, i udhëhequr nga kryetari, Remzi Ejupi, ka diskutuar me futbollistët e shtabin teknik, rreth vazhdimit të stinorit pranveror.

Pasi që të gjithë anëtarët e bordit kanë përshëndetur vazhdimin e seancave stërvitore, ata kanë shprehur qëndrimin e fuqishëm se skuadra duhet deri në fund të luftoj për dy trofetë. Skuadra ka potencial, ka talent, është e kompletuar në çdo aspekt dhe klubi, pra, bordi i ri, qëndron fuqishëm pas futbollistëve dhe sidomos pas kryetrajnerit, Lutz Lindemann.

Bordi 13 janar 2017

“Duam të jepni atomin e fundit. Prishtina është klubi më i madh shqiptar, këtë dua të dëshmoni edhe në fushën e blertë”, ishte i qartë, kryetari Ejupi.

Edhe futbollistët, në krye me kapitenin, Armend Dallku, u zotuan se disiplina do të jetë në nivelin më të lartë, se do të punohet maksimalisht dhe qëllimi do të arrihet sëbashku.

Futbollistet FCP 13 janar 2017

Kurse, kryetrajneri, Lutz Lindemann, ka thënë se, pikë së pari është i kënaqur nga i gjithë grupi i futbollistëve.
“Unë kam besim të plotë në këtë grup të futbollistëve. Gjashtë javë sa kam qëndruar në shtëpi, kam analizuar çdo detaj. Kemi bërë gabime dhe ato i kemi evidentuar. Në vjeshtë jemi përqendruar më shumë në mbrojtje duke mos krijuar shumë raste, por në pranverë na duhet të punojmë shumë në aspektin ofensivë. Por, për këtë na duhet të jemi maksimalisht të përgatitur fizikisht. Pra, na pretë punë e madhe, përqendrim maksimal të gjithë futbollistëve dhe unë kam besim në ju se do t’ia dalim”, tha, Lindemann.

Futbollistet FCP 13 janar 2017