Lajme

Boshnjaku: Ende s’kemi bërë asgjë – duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet

Boshnjaku: Ende s’kemi bërë asgjë – duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet

“Ndeshje e vështirë, dy skuadrat gëzojnë formë të mirë”

Prishtinë, 26 shkurt 2021 – Trepça ’89 dhe Prishtina do të ndeshen në takimin e 59-të zyrtar pas luftës. Dy rivalët me qëllime të ndryshme në këtë edicion, “minatorët” për t’i ikur rënies, ndërsa Prishtina tani më ka kapur hapin për titullin e kampionit.

Por, dy skuadrat po gëzojnë formë të lartë sportive, Prishtina 15 ndeshje pa humbje dhe prej tyre 9 fitore kampionale, kurse Trepça ’89 ka 6 ndeshje pa humbje, prej tyre 3 kampionale duke u ngritur mjaft shumë në klasifikim.

Në dy ndeshjet e këtij edicioni, skuadrat kanë nga një fitore, Trepça ’89 1:0 në “Riza Lushta” dhe Prishtina 4:2 në “Fadil Vokrri”.

Kurse, në 58 ndeshjet zyrtare, Prishtina është me rezultat pozitiv, 29 fitore, 9 barazime dhe 20 humbje me goldallim +31, 78:47.

Në Mitrovicë, nga 27 takime, Prishtina ka fituar 7 sosh, ka barazuar 5 herë dhe ka pësuar humbje 15 ndeshje, me goldallim +6 për Trepçën ’89, 30:24.

Përndryshe, përveç Oto John, skuadra i ka të gjithë futbollistët tjerë në dispozicion për ndeshjen e nesërme në “Riza Lushta”.

Java XXII
Trepça ’89 – Prishtina
E shtunë, 27 shkurt – ora: 13.00
Stadiumi: “Riza Lushta”, Mitrovicë
Gjyqtarë: G. Shala, F. Berisha, H. Osmani, V. Ibërdemaj
Drejtpërdrejt në Artmotion

L. Boshnjaku: Ende s’kemi bërë asgjë – duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet

“Nesër na pret ndeshje e fortë dhe normalisht duhet pasur kujdes maksimal, sepse njëjtë si ne edhe Trepça ’89 po kalon në formë të mirë. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur të vazhdojmë kështu si jemi, sepse tek e fundit ende s’kemi bërë asgjë vetëm sa e kemi zvogëluar diferencën e pikëve. Shpresojë shumë që do të vazhdojmë me fitore edhe nga ky takim”, ka thënë kapiteni, Lorik Boshnjaku.