Lajme

Boshnjaku: Kampionat më ndryshe, më atraktiv

Boshnjaku: Kampionat më ndryshe, më atraktiv

Prishtinë, 18 shtator 2020 - Nesër bardhekaltrit zhvillojnë ndeshjen e parë kampionale të sezonit të ri, 2020/21. Prishtina është vendase ndaj rivalëve nga Skënderaj, Drenica.

Skuadra do t’i hyjë ndeshjes me shumë ndryshime duke filluar edhe nga kapiteni i ri i skuadrës, Lorik Boshnjaku.

L. Boshnjaku: Jemi të mobilizuar dhe të fokusuar maksimalisht

“Ky kampionat duket më ndryshe dhe më atraktiv se viteve të kaluara, gjithashtu shoh një Prishtinë më të fortë dhe më të mobilizuar në çdo aspekt. Ndeshja me Drenicën si ndeshje e parë e kampionatit e pres të fillojmë me këmbë të mbarë. Por, përballjet me Drenicën nuk janë asnjëherë të lehta. Megjithatë ne jemi të fokusuar maksimalisht që të japim gjithçka nga vetja”.

Ndërsa, sa i përket shirit të kapitenit, dua të falënderoj të gjithë për besimin e dhënë, pa kursyer askënd. Për mua është privilegj të jem kapiten i ekipit të klubit më të madh në vend. Janë gjashtë vite që jam pjesë e klubit dhe kjo nuk është pak. Tash më e di sa rëndon fanella e ekipit e sidomos ajo e shiritit të kapitenit. E di që e kam mbështetjen e të gjithëve, prandaj me kënaqësi e kam pranuar këtë rol aspak të lehtë dhe shpresoj t’ua shpaguaj besimin”, ka thënë kapiteni i ri i skuadrës, Lorik Boshnjaku.

Java I
Prishtina - Drenica
E shtunë, 19 shtator - ora: 16.00
Stadiumi: “Fadil Vokrri”
Drejtpërdrejt: Art Motion
Pa prezencën e shikuesve