Lajme

Boshnjaku: Ky ekip mund të ketë rrugë më të gjatë dhe të suksesshme edhe në Evropë

Boshnjaku: Ky ekip mund të ketë rrugë më të gjatë dhe të suksesshme edhe në Evropë

Lorik Boshnjaku

Gjakovë, 6 qershor 2021 - Prishtina nga sot ndodhet në Gjakovë ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen preliminare të Champions League.

Me këtë rast, sjellim prononcimin e kapitenit të skuadrës, Lorik Boshnjaku.

“Normalisht çdo rifillim i fazës përgatitore është pak i vështirë, megjithëse shtatë ditë pushim ishin shumë të mirëseardhura. Sot ishte seanca e parë stërvitore këtu në stadiumin e Vëllaznimit në Gjakovë e cila shkoi mjaft mirë dhe normalisht ditëve në vazhdim do të rritet edhe më tej intensiteti i tyre”.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë maksimalisht duke qenë në pritjet të shortit kundër skuadrave që e dimë se cilat mund të na bien, megjithëse nuk kemi njohuri shumë për to, por duke parë koeficientin që ndodhemi aty-aty, atëherë prej nesh pritet që me seriozitetit më të madh t’i qasemi përballjeve me ta duke mos e nënçmuar askënd, sepse nuk është që gjendemi as ne më mirë, sa i përket klasifikimit në koeficient”.

“Do të udhëtojmë të luajmë futboll, duke shpresuar se do të dhurojmë më të mirën. Besimin e kemi shumë të madh në skuadër, sepse konsideroj që kemi ekip kompetitiv, njihemi më mirë mes veti, presim edhe ardhjet e reja dhe ky grup mund të ketë rrugë më të gjatë dhe të suksesshme edhe në Evropë.”

Lorik Boshnjaku