Lajme

Çerekfinalja e Kupës: Prishtina – Trepça ‘89

Çerekfinalja e Kupës: Prishtina – Trepça ‘89

Ndeshja zhvillohet më 9/10 shkurt

Prishtinë, 11 dhjetor 2018 – Sot është hedhur shorti i çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës. Fati deshi që Prishtina edhe në ndeshjen e tretë për Kupë të takohet me skuadër të Superligës. Por, për dallim nga 1/16 dhe 1/8 që luajti si mysafir, tani ndeshet si vendas dhe i pret rivalët e mëdhenj, 1 herë kampionët e Kosovës dhe 1 herë fituesit e Kupës së Kosovës, Trepça ’89. Ndeshja do të zhvillohet me 9/10 shkurt dhe është eliminuese.

Përndryshe, Prishtina ndaj Trepçës ’89 ka seri pozitive nga 6 ndeshjet e fundit ku 5 prej tyre i ka fituar, ndërkohë në këto 6 përballje ’89-shi nuk i ka shënuar gol Prishtinës.

Por, nga e vetmja përballje për Kupë, në edicionin 2017/08, Trepça ’89 kishte dal triumfuese në gjysmëfinale ne dy barazime, 2:2 në Prishtinë dhe 2:2 në “Riza Lushta”. Megjithatë në finale ishin mposhtur nga Vëllaznimi dhe trofeun e vetëm të Kupës e patën fituar pas 3 edicioneve tjera, më 2012 duke e mposhtur Ferizajn nga kategoria e parë e cila e kishte elimunar Prishtinën në gjysmëfinale,  3:0.

Çiftet e çerekfinales:
Prishtina – Trepça ‘89
Ferizaj – Feronikeli
Vëllaznimi – Drita
Kika - Ballkani