Lajme

Çmimi i biletave: 2, 3 dhe 10 euro

Çmimi i biletave: 2, 3 dhe 10 euro

Prishtina – Trepça ’89 takohen për herë të 52-të pas luftës

Prishtinë, 6 shkurt 2019 – Skuadra e Prishtinës është kthyer dje mbrëma nga përgatitjet e Antalyas në Prishtinë. Ndërsa sot ka vazhduar me seancën e rregullt stërvitore në fushën e 2 Korrikut.

Ekipi nuk ka asnjë lëndim dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm.

Po ashtu klubi ka vendosur çmimin e biletave për ndeshjen eliminuese çerekfinale të Digitalb Kupës kundër Trepçës ’89.
Tribuna lindore: 2 euro.
Tribuna perëndimore: 3 euro.
Tribuna VIP: 10 euro.

Përndryshe kjo do të jetë përballja e 52-të pas luftës ndërmjet dy rivalëve të moçëm. Prishtina në 6 ndeshjet e fundit ka arritur 5 fitore e 1 barazim pa pësuar asnjë gol.

Ndeshja zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit nga ora 15:00.