Lajme

Curri: Gjithsecili futbollistë ka besimin e lartë në vete

Curri: Gjithsecili futbollistë ka besimin e lartë në vete

“E respektojmë Drenicën, por kam besim në futbollistët tanë”

Prishtinë, 12 shkurt 2021 – Prishtina dhe Drenica nesër takohen në duelin e 60-të jubilar pas luftës. Dy skuadrat e vetme që s’kanë rënë nga elita, me qëllime të ndryshme në klasifikim, Prishtina në luftë për titull, ndërsa Drenica për t’i shpëtuar rënies.

Drenica ka mposhtur Prishtinën në duelin e fundit (1:0) pas 10 ndeshjeve pa fitore (9 humbje e 1 barazim). Kurse, Prishtina pati fituar ndeshjen e parë me rezultat bindës, 3:0. Megjithatë, bardhekaltrit janë duke gëzuar formë maksimale dhe për të mbajtur hapin për titull duhet të mos ta diskutojnë fitoren.

Prishtina nuk është pa probleme në formacion, mungesës së Lilajt e Maliqit i shtohet edhe Dellova me kartonë të verdhë.

Përndryshe, në 59 përballjet zyrtare, Prishtina ka fituar 31 sosh, ka barazuar 11 dhe Drenica ka fituar 17 takime. Prishtina ka larg golldallim më të mirë pozitiv, +37, 90:53.

Java XIX
Prishtina – Drenica
E shtunë, 12 shkurt – ora: 13.00
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Gjyqtarë: T. Maloku, B. Selimaj, G. Mehmeti, I. Ceroviku

Drejtpërdrejt në Artmotion

D. Curri: Gjithsecili futbollistë ka besimin e lartë në vete

Është shumë vështirë që pas disa ndeshjeve të forta të mbahet lart forma e futbollistëve, e sidomos kur luan 120 minuta kundër Dritë, por megjithatë e theksoj se jemi të përgatitur mjaft mirë, futbollistët janë të vetëdijshëm që vetëm me përqendrim maksimal mund të mbajmë formën e lartë ndeshje pas ndeshje. E respektojmë Drenicën si skuadër të fortë dhe si kundërshtar të papërshtatshëm, por e kam besimin e plotë te futbollistë tanë me të cilët besoj shumë se e kemi gjetur çelësin e suksesit me qetësinë që kemi në lojë duke pasur durimin gjatë ndeshjes, sidomos duke pasur besim të lartë në vete gjithsecili futbollistë”, ka thënë trajneri, Debatik Curri.