Lajme

Dallku: Jemi të kënaqur me përgatitje

Dallku: Jemi të kënaqur me përgatitje

Dje ishte lojë e vështirë, por që ne e menaxhuam

Armend Dallku

Antalya, 6 shkurt, 2017 - Pas ndeshjes së djeshme me Desna (1:0) dhe dy seancave relativisht të lehta të skuadrës sot, flet edhe kapiteni, Armend Dallku, si për ndeshjen e djeshme e po ashtu edhe për rrjedhën e përgatitjeve.

Dallku: E rëndësishme që shënuam dhe nuk pësuam

“Pas një ndeshje, me ritëm që besoj se ishte i kënaqshëm, na gëzoi fakti që shënuam dhe nuk pranuam gol. Ndërsa, sidomos në pjesën kemi pasur paraqitje të mirë, ku si në gjerësi e po ashtu edhe në thellësi të fushës, ekipi ishte mjaft mirë i vendosur. Kurse, përball patëm një ekip të fuqishëm, si nga ana teknike e po ashtu edhe nga ana e vrapimit. Po, na gëzon edhe neve fakti, që sa i përket vrapimit edhe ne kemi pasur paraqitje shumë të mirë, sidomos, ashtu siç e potencova, pjesën e parë, por edhe pjesa e dytë ishte e mirë për disa futbollistë të rinj, normalisht me disa defekte të evitueshme. Pra, në përgjithësi jemi të kënaqur, mirëpo kjo nuk na jep asgjë më shumë se sa motivim shtesë për vazhdim të përgatitjeve dhe dy ndeshjeve tjera sa do t’i zhvillojmë këtu dhe të cilat do të na shërbejnë të përgatitemi sa më mirë për fillimin e kampionatit”.