Lajme

Dallku udhëheq edhe listën e realizuesve në Evropë

Dallku udhëheq edhe listën e realizuesve në Evropë

Nga 7 golat e skuadrës, 3 i ka shënuar Dallku

Prishtina sivjet paraqitet për herë të 4-të rresht në UEL. Nga tete ndeshjet e kaluara, skuadra pati fituar një ndeshje, ka luajtur 4 barazime dhe është mposhtur në 3 duele me goldallim -3, 7:10.

Nga shtatë golat e realizuar, 3 prej tyre i ka shënuar ish-kapiteni, tani kryetrajneri, Armend Dallku. Të gjitha këto nga pika e bardhë duke filluar (2) kundër Europa-s dhe (1) kundër St Joseph’s. Nga 1 gol kanë shënuar Meriton Korenica, Gauthier Mankenda, Ahmed Januzi dhe Mërgim Pefqeli - të gjithë kundër Europa-s në fitoren e thellë 5:0 në Mitrovicë.

Rezultatet e Prishtinës në UEL:

2017/18
R1: Norrkoping - Prishtina 5:0/ Prishtina - Norrkoping 0:1

2018/19
RP: Europa - Prishtina 1:1/ Prishtina - Europa 5:0
R1: Fola - Prishtina 0:0/ Prishtina - Fola 0:0 (4:5) p.

2019/20
RP: Prishtina - St Josehp’s 1:1/ St Joseph’s - Prishtina 2:0