Lajme

Danke Iserlohn! Faleminderit bashkatdhetarë!

Danke Iserlohn! Faleminderit bashkatdhetarë!

Prishtina gjatë dy ditëve u ndje si në shtëpi e saj

Iserlohn, 22 janar, 2017 - FC Prishtina U-15, sot mbaron qëndrimin në Iserlohn të Gjermanisë. Ndërsa edhe sonte, u prit nga bashkatdhetarët tanë, pronari i pizzerisë, “Calabria”, Agron Abazi.

Djelmoshat dhe FC Prishtina, falënderojnë shumë për mikpritje më shumë se vëllazërore, sponsorit gjeneral të FC Prishtinës në turne, Ilir Mulakut për qëndrimin në hotel “Campus Garden” dhe për gjithçka tjetër. Falënderon Hasan dhe Agron Abazi me pizzeritë, “Romantica” dhe “Calabria”. Si dhe autosalloni “Alberti”, Prishtinë.

FC Prishtina, gjatë qëndrimit dy ditor në Gjermani, u ndje si në shtëpi. U prit dhe u përkrah nga bashkatdhetarët tanë sikur të luanim në stadiumin tonë. FC Prishtina Ju falënderon përzemërsisht dhe iu është mirënjohëse maksimalisht.

Po ashtu, organizatorit të turneut për të cilët qemë mysafir special dhe për nderin e krijuar. Danke Iserlohn!