Lajme

Derbi po afron

Derbi po afron

Statistikat i favorizojnë bardhekaltrit

Prishtinë, 24 gusht, 2017 – Prishtina nga pas lufta e dytë botërore nuk kishte shumë rival të qytetit. Deri në shuarje të tij, pak kohë deri në vitin 1956 kur u shua dhe u bashkua me “Kosovën” dhe u emërua përfundimisht në Prishtinë, e kishte skuadrën e “milicisë” së atëhershme, Radniçkin, dhe pastaj pothuajse nuk pati më deri në vitin 1991. 

Flamurtari i formuar më 1968, kishte shumë rival nga kryeqendra, si Besëlidhja e pastaj fuqishëm me Ramiz Sadikun e që në edicionin 1982/83 në ndeshjen e fundit kampionale të kampionatit krahinor kishin luftuar për kampion dhe hyrje direkte në Ligën e dytë federative, por s’ia kishin dal, tutje kishte shkuar skuadra e ndërtimtarëve. Deri në atë kohë, ishte Flamurtari që Prishtina në të shumtën ishte furnizuar me futbollistë. Kjo ndryshoi nga viti 1983, ishte Ramiz Sadiku njëfarëlloj ekipi i dytë i bardhekaltërve, me ndeshje sparing, me futbollist të huazuar dhe me transfero të lojtarëve.

Prishtina nuk kishte rival. Por, në edicionin 1990/91, kur bardhekaltrit gjendeshin në Ligën e dytë federative, në Ligën krahinore bëhej luftë e madhe për titull kampioni që dërgonte në kualifikime për Ligën e tretë federative, ndërmjet shqiptarëve të Flamurtarit dhe shumicës serbe të Fushë Kosovës. Kjo e fundit kishte dal në fund triumfuese. Por, Flamurtarit kjo skuadër e fortë e krijuar i shërbeu shumë në vitin pasueses të Ligës së pavarur të Kosovës që garonte në djerrina. Dhe, ky Flamurtar në ndeshjen e parë historike ia kish dal të mposhte 3:2 deri dje ish-futbollistët me famë të Ligës së dytë federative. Atij Flamurtari i printe ish-futbollisti i Prishtinës, e pastaj trajner shumëvjeçar i Prishtinës, Ramiz Krasniqi.

1991/92:
Java I: (13 shtator 1991)
Flamurtari – Prishtina 3:2
Golat: Osmani 45’, Krasniqi 49’, 70’ – Eroll Salihu 17’, Kushtrim Munishi 80’
Shikues: 300
Ref.: Ismajl Kosumi, Fadil Gashi, Musa Gusha
Flamurtari: Haxhiu – Bllacaku, Munishi, Hasani, Hajdari, Zeneli, Suzaku, Osmani, Krasniqi, Tovërlani, Cakolli.
Prishtina: Ahmet Beselica – Fadil Berisha, Avni Stublla, Arsim Gashi (Suad Keçi), Arbnor Morina, Isa Sadriu, Bekim Behrami, Eroll Salihu, Adil Vokrri, Mehmet Kurda, Kushtrim Munishi.

Për Prishtinën ishte kjo humbja e vetme në kampionat krahas dy barazimeve dhe në fund me 15 fitore dhe 32 pikë të tubuara (50:11), dy më shumë se Trepça dhe tre më shumë se Flamurtari (13-3-2 47:16) ishte shpall kampion i parë i Republikës së Kosovës. Kampionati ishte zhvilluar me sistem të një ndeshjeje, sepse rrethanat e okupimit nuk lejonin më shumë.

Kjo ishte fillesa e rivalitetit me Flamurtarin. Në edicionin 1992/93 skuadrat ishin ndarë në grupe dhe lufta e Prishtinës me Flamurtarin për disa vite caktonte fituesin e grupit dhe zakonisht ata ishin bardhekaltrit. Prishtina në këtë kohë të rivalitetit të madh fitoi tre tituj kampioni, 2 Kupa dhe 2 Superkupa. Por, edhe kuqezinjtë ia kishin parë hajrin rivalitetit të madh, kishin fituar 2 Kupa të Republikës, por në kampionat mbeteshin nën hijen e Prishtinës dhe ish-skuadrave të mëdha të dikurshme. Megjithatë, tani më ishin skuadra e dytë nga kryeqendra dhe të tjerat ishin shumë larg.

Pas luftës, Prishtina e vazhdoi dominimin jo veç në nivel lokal, por dhe shtetëror, kurse Flamurtari në të shumtën dhe përveç një finale të Kupës, luftonin për mesin e tabelës deri kur në edicionin 2010/11 në fund kishte rënë nga Superliga, por edhe e kishte penguar Prishtinën ta merrte titullin. Kështu, Flamurtari vazhdoi të ishte skuadra e dytë e qytetit që kishte rënë nga Superliga dhe duke mos llogaritur Hajvalinë nga periferia, Flamurtari pas 7 viteve mungesë bëhet sërish skuadra e dytë e kryeqytetit në Superligë. Po ashtu, pas vitit 1999, talentet më të mëdha të Flamurtarit promovoheshin në Prishtinë e cila e furnizonte Flamurtarin me lojtarët që iu skadonte kontrata.

Pas luftës, Prishtina dhe Flamurtari kanë zhvilluar 33 ndeshje zyrtare në dy kompeticione. Prishtina ka bilanc pozitiv me 18 fitore – 9 barazime dhe 6 fitore të Flamurtarit dhe goldallim plus 27, 58:31.

Prishtina në fushën e vetë ka 14 fitore 2 barazime dhe 1 humbje – ishte kjo në ndeshjen e fundit të edicionit 2003/04, bardhekaltrit i kishin bërë dhuratë rivalëve, pasi që ishin shpall kampion, kuqezinjve iu duhej për të mbetur në ligë.

Por, në “Xhemajl Ibishi”, Flamurtari ishte arrë e fortë. Ka 4 fitore dhe 7 barazime, ndërsa prej 4 fitoreve të Prishtinës, dy i ka arritur në stadiumin e qytetit, por ishte mysafire. Goldallimi është pozitiv për bardhekaltrit, 23:21.

Rivalët kanë statistika të jashtëzakonshme të shënimit të golave ku për 33 ndeshje kanë shënuar 89 gola, apo 2.7 për ndeshje e Prishtina ka përqindje prej 1.75 golave për ndeshje kundruall Flamurtarit me 1 gol për ndeshje.

Nga 33 ndeshje vetëm katër herë kanë luajtur pa gola (të gjitha në Flamurtar), kurse më së shumti ndeshja është mbyllur 1:0 – Prishtina i ka 7 fitore (6 në fushën e tij) dhe Flamurtari 1 (në fushën e tij).

E pabesueshme, por rezultati 3:2 është arritur 5-herë. Tre bardhekaltrit si vendas dhe dy kuqezinjtë po si vendas. 2:1 është mbyllur 4-herë, Prishtina 1 si mysafire dhe 3 Flamurtari si vendase.
Me rezultatin 1:1 është mbyll tre herë, të gjitha në Flamurtar sikurse edhe dy herë 2:2, por njëherë në stadium të qytetit.

Nga dy herë, 3:1 e 2:0 ka fituar Prishtina, të gjitha në fushë të vetë përveç njëherë 3:1 në Flamurtar.

Vetëm nga një herë janë mbyllur rezultatet e tre fitoreve të thella të Prishtinës, 5:0 e 6:0 sikurse edhe 5:2 në Flamurtar. Ndërsa kuqezinjtë nuk kanë fitore më të lartë se një gol epërsi.

58 golat e Prishtinës i kanë shënuar 34 futbollistë. Prinë bindshëm Sheremet Isufi me 8 (1x3). 5 gola i ka Astrit Fazliu (1x2), 4 kanë Florim Humolli (1x2) e Suad Saliagiq (1x2). Nga 2 gola i kanë Raphael Edereho (1x2), Enis Fetahu (1x2), Isuf Llumnicam (1x2), Artan Krasniqi, Ardian Kozhani, Azem Ahmeti e Behar Maliqi. Nga një 1 gol kanë duke filluar me të vetmin futbollist aktiv, Mentor Mazrekaj, pastaj Visar Aliu, Samet Zeqiri, Afrim Tovërlani, Xhevdet Llumnica, Bashkim Patoku, Milaim Humolli, Selmani Berisha, Driton Krasniqi, Labinot Haliti, Liridon Kukaj, Uliks Emra, Nikollë Dushi, Sunaj Keçi, Ertan Hasan, Bardhyl Kaqiu, Kushtrim Munishi, Faton Zejnullahu, Labinot Ibrahimi, Gentrit Begolli, Shemsi Osmani, Arbër Sahiti, Granit Begolli.


31 golat e Flamurtarit i kanë shënuar 25 futbollistë dhe vetëm gjashtë prej tyre nga 2 gola, Përparim Livoreka (1x2) e Desaret Dervishi (1x2), Kushtrim Munishi, Sunaj Keçi, Milaim Humolli e Faton Zejnullahu. Nga 1 gol kanë Erkan Sylejmani, Meriton Janova,
Lulzim Avdiu, Fatos Ademi, Hysni Veliu, Enis Fetahu, Edi Martini, Isuf Llumnica, Berat Hyseni, Naim Kodraliu, Qendrim Sejdiu, Malsor Gjonbalaj, Alban Ukzmajli, Labinot Jetullahu, Arton Gashi, Bujar Mujaj, Përparim Hasani, Bardhyl Kaqiu (autogol), Behar Maliqi (autogol).


Prishtinën e kanë udhëhequr 10 trajnerë. Më së shumti ka Ajet Shosholli 10 (7-1-2 20:8), ndërsa Ramiz Krasniqi nga 6 ndeshje nuk ka humbje (3-3-0 13:5) aq sa ka edhe Afrim Tovërlani (3-2-1 10:6). Nga 3 i kanë Fadil Muriqi (2-0-1 4:2) e Jusuf Tortoshi (1-1-1 3:3). Nga një ndeshje kanë Medin Zhega (fitore 1:0), Kujtim Shala (fitore 1:0), Skender Shengyli (barazim 2:2), Ramadan Cimili (barazim 2:2) dhe Besnik Kollari (humbje 2:3)


Flamurtarin e kanë udhëhequr 7 trajnerë. Prin bindshëm me 10 ndeshje, por pa asnjë fitore, Agim Hasani (0-3-7 7:19), i ndjekur me 8 Jusuf Tortoshi (2-4-2 11:11) dhe me 7 Abdul Bellopoja (1-0-6 5:16). Luan Prekazi ka 4 (2-0-2 3:7), Abaz Kasumi 2 (0-1-1 0:1) dhe nga 1 ndeshje kanë Mehmet Fetahu (fitore 3:2) dhe Agim Hoxha (barazim 2:2).


Më së shumti përballje kanë Luan Prekazi e Ajet Shosholli dhe të dy kanë nga dy fitore. Ndërsa Ajet Shoholli kundër Abdyl Bellopojes ka 3 fitore në aq përballje.

Ndeshjet pas luftës:

1999/00
Flamurtari – Prishtina 0:1 (0:1) Sheremet Isufi 34’
Prishtina - Flamurtari 5:0 (1:0) Visar Aliu 3’, Sheremet Isufi 55’ 77’, 81’, Samet Zeqiri 73’

2000/01
Prishtina - Flamurtari 1:0 (0:0) Afrim Tovërlani 82’
Flamurtari – Prishtina 0:0

2001/02
Flamurtari - Prishtina 3:2 (1:2) Erkan Sylejmani 5’, ?’, ?’ – Florim Humolli 4’ 44’
Prishtina - Flamurtari 1:0 (0:0) Artan Krasniqi 72’

2002/03
Flamurtari - Prishtina 0:0
Prishtina – Flamurtari 3:1 (0:1) Artan Krasniqi 46’, Xhevdet Llumnica 52’, Sheremet Isufi 65’ – Meriton Janova 23’

2003/04:
Flamurtari - Prishtina 1:3 (1:1) Lulzim Avdiu 42’ – Bashkim Patoku 2’, Florim Humolli 56’, Milaim Humolli 90’
Prishtina - Flamurtari 0:1 (0:0) Fatos Ademi 74’

2004/05:
Flamurtari – Prishtina 2:1 (1:0) Kushtrim Munishi 14’, Hysni Veliu 55’ – Sheremet Isufi 88’
Prishtina – Flamurtari 3:2 (2:1) Raphael Edereho 8’, 48’, Selman Berisha 17’–Kushtrim Munishi 11’, Enis Fetahu 82’
Flamurtari – Prishtina 1:2 (1:0) Edi Martini 24’ – Sheremet Isufi 47’, Driton Krasniqi 51’
Prishtina – Flamurtari 2:0 (1:0) Sheremet Isufi 39’, Labinot Haliti 83’

2005/06:
Flamurtari - Prishtina 2:1 (0:0) Isuf Llumnica 54’, Sunaj Keçi 77’ – Liridon Kukaj 66’
Prishtina - Flamurtari 1:0 (0:0) Uliks Emra 68’
Prishtina – Flamurtari 2:0 (0:0) Enis Fetahu 67’, 71’
Flamurtari - Prishtina 1:1 (1:0) Bardhyl Kaqiu (aut) 8’ – Nikollë Dushi 55’

2006/07:
Prishtina – Flamurtari 1:0 (0:0) Sunaj Keçi 87’
Flamurtari - Prishtina 2:2 (0:0) Berat Hyseni 51’, Suad Keçi 67’ – Ardian Kozhani 69’, Florim Humolli 88’

2007/08:
Flamurtari - Prishtina 2:5 (0:2) Milaim Humolli 55’, Faton Zejnullahu 83 – Isuf Llumnica 20’, 59’, Ertan Hasan 32’, Bardhyl Kaqiu 62’, Kushtrim Munishi 78’
Prishtina – Flamurtari 0:0

2008/09:
Prishtina – Flamurtari 3:2 (3:1) Suad Saliagiq 26’, 41’, Behar Maliqi 44’ – Naim Kodraliu 42’, Milaim Humolli 80’
Flamurtari - Prishtina 0:0
Kupa ¼ Prishtina – Flamurtari 1:0 (0:0) Ardian Kozhani 49’
Kupa ¼ Flamurtari – Prishtina 2:1 (2:1) Behar Maliqi (aut) 28’, Faton Zejnullahu 31’ - Suad Saliagiq 37’

2009/10:
Flamurtari - Prishtina 3:2 (2:1) Desaret Dervishi 8’, 90’, Qendrim Sejdiu 45’ – Astrit Fazliu 42’, Suad Saliagiq 84’
Prishtina – Flamurtari 2:2 (1:1) Astrit Fazliu 28’, Behar Maliqi 63’ – Malsor Gjonbalaj 42’, Alban Ukzmajli 90’
Flamurtari - Prishtina 1:1 (1:1) Labinot Jetullahu 41’ – Faton Zejnullahu 26’

2010/11:
Flamurtari – Prishtina 1:1 (1:1) Arton Gashi 22’ – Astrit Fazliu 14’
Prishtina – Flamurtari 3:2 (1:1) Astrit Fazliu 6’, 52’, Labinot Ibrahimi 80’ – Përparim Livoreka 31’, 48’
Prishtina - Flamurtari 1:0 (0:0) Azem Ahmeti 67’

2011/12:
Kupa 1/16 Prishtina – Flamurtari 6:0 (5:0) Gen. Begolli 14’, Shemsi Osmani 19’, Azem Ahmeti 33’, Mentor Mazrekaj 35’, Arbër Sahiti 37’, Gr. Begolli 83’