Lajme

Dhuratë për tifozët tanë nga Beshiktashi

Dhuratë për tifozët tanë nga Beshiktashi

Nahit Tunador ia dorëzon flamujt Albert Kastratit

Prishtinë, 31 tetor 2018 – Prishtina po provon të zgjeroj bashkëpunimin sa më shumë me klube të ndryshme. Si rrjedhojë e këtyre iniciativave, si shenjë e mirë për bashkëpunime të ndryshme, Nahit Tunador – përfaqësues i Beshiktashit dhe organizatorë për tifozë, sot dhuroi dhuratë simbolike – flamuj të klubit tonë dhe adhuruesve tanë “Plisat”, me që rast ato i pranoi udhëheqësi i tifozerisë sonë, Albert Kastrati.

Albert Kastrati

Krejt kjo jorastësisht para ndeshjes sotme derbi me Trepçën ’89 – ndeshje kjo jashtëzakonisht e rëndësishme për vazhdimin e serisë pozitive të Prishtinës. Dhe, interesimi është mjaft i madh për ta ndjek këtë ndeshje ndërmjet rivalëve të moçëm.

Remzi Ejupi