Lajme

Digitalb Kupa 1/8: Arbëria - Prishtina 0-1

Digitalb Kupa 1/8: Arbëria - Prishtina 0-1

Goli i Korenicës nga penalltia (27’) dërgon skuadrën në çerekfinale

Meriton Korenica

Prishtinë, 8 dhjetor 2019 - Prishtina me fitore minimale ndaj Arbërisë është kualifikuar në çerekfinale të Digitalb Kupës duke iu bashkëngjitur 6 skuadrave tjera të Superligës (Ballkani, Gjilani, Feronikeli, Drenica, Vushtrria, Dukagjini) dhe një të Ligës së parë (Liria).

Tun Bardhoku

Bardhekaltrit sot humbën një mori rastesh nga 19 tentimet sa patën, por Arbëria bëri diçka që Prishtinës moti kohë nuk i ka ndodhur duke ia regjistruar 10 gjuajtje dhe duke ia qëlluar dy herë shtyllën.

Arberia - Prishtina 0-1

Thjesht sot ishte ndeshje për t’u harruar dhe për t’u mbajtur në mend vetëm kalimi tutje i raundit.

Përndryshe me ndeshjet e sotme skuadrat shkojnë në pushim deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Lorik Boshnjaku

Digitalb Kupa e Kosovës, 1/8

Arbëria - Prishtina 0-1 (0-1)

Golashënues: Meriton Korenica (p) 27’

Stadiumi “Fadil Vokrri”

Shikues: rreth 500

Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Fatlum Jashari, Faton Jakupi - Valbon Hoxha (Gjilan)

KV: R. Gërbeshi - M. Korenica

Pozita jashtë lojës: Arb 0-5 Pri

Kornerët: Arb 2-6 Pri

Gjuajtjet totale: Arb 10-19

Gjuajtjet në portë: Arb 6-10 Pri

Arbëria: 1. Armend Miftari - 20. Lavdim Gashi, 6. Bashkim Selimi, 5. Arbnor Gashi, 24. Rilind Gerbeshi, 17. Çlirim Avdulli, 9. Kreshnik Bahtiri /c/, 14. Kujtim Qeli, 18. Çlirim Koshtanjeva, 21. Almir Kryeziu (2. Drilon Leci - 86’), 11. Agon Llugiqi (10. Fidan Bahtiri - 62’). Kryetrajner: Nuhi Bahtiri.

Prishtina (4-3-3): 35. Eglant Haxho - 22. Labinot Ibrahimi, 5. Diar Miftaraj, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Tun Bardhoku - 7. Lorik Boshnjaku, 77. Ardit Hila (18. Ergyn Ahmeti - 66’), 6. Endrit Krasniqi - 2. Armend Thaqi /c/, 10. Meriton Korenica (15. Gauthier Mankenda - 62’), 27. Ahmed Januzi (17. Alban Shillova - 88’). Zëvendësues: Visar Bekaj, Ahmet Haliti, Qendrim Zyba, Kreshnik Uka. Kryetrajner: Armend Dallku.

FC Prishtina

Komenti:

Prishtina sot luajti pothuajse e kompletuar dhe që nga minuta e parë mësyu portën kundërshtare duke krijuar disa raste e qëlluar edhe shtyllën, por Arbëria me kundërsulme nxinte shpesh bardhekaltrit të zbuluar dhe me futbollistë të shpejtë si Bahtiri, Koshtanjeva e Kryeziu në çdo moment mund të sanksiononin gabimet prishtinasve të cilët në disa raste i shpëtoi portieri Haxho.

Armend Thaqi

Skuadra nga Liga e parë në momente tregoi mjaft cilësi ideale dhe jorastësisht ndodhen në krye të klasifikimit të një rangu më poshtë.

Prishtinasit, e kuptueshme të kënaqur që kaluan raundin dhe tani, besojmë, shkojnë në pushim të merituar, sepse në të dy garat janë në luftë për trofe.

Meriton Korenica

Minutë pas minute:

3’ Thaqi me portier, gjuan drejt në të.

4’ Llugiqi gjuan nga distanca, i pasaktë.

Arberia - Prishtina 0-1

16’ Korenica harkon nga e djathta, Januzi gjuan me kokë, qëllon pingulen e djathtë, topi devijohet deri para zone nga gjuan Krasniqi, por skaj pingules së djathtë.

17’ Hila furishëm ballore, jashtë pingules së majtë.

Ardit Hila

18’ Aksionin e gjatë pas pasimit të Hilës e mbyll Thaqi nga afërsia duke gjuajtur drejt në portier.

22’ Kundërzbritje me tre poteza, gjuan Koshtanjeva, pret Haxho, nga topi i dëbuar nuk qëllon portën Bahtiri, ishte i pafat.

25’ Niset gjuajtja e lirë nga e djathta, Thaqi te Hila ky afër vijës fundore harkon për Januzin në shtyllën e parë, gjuan jashtë me kokë.

Ahmed Januzi

26’ Hila pengohet brenda zonës nga e majta te vija fundore nga Arbnor Gashi, gjyqtari Shpëtim Murtezi sinjalizon në pikën e bardhë.

27’ Korenica i saktë nga pika e bardhë - 0:1.

Meriton Korenica

31’ Bardhoku harkon nga e majta, nga shtylla e dytë Thaqi e ulë topin për Hilën, pret portieri, shënon Januzi, por pozitë jashtë lojës.

32’ Korenica gjuan nga a majta, pret Miftari.

32’ Pasime të shpejta të Llugiqit e Kryeziut nga e majta, Koshtanjeva pozitë e mirë në shtyllën e parë, pret shpëton Haxho, këndore.

34’ Boshnjaku provon nga distanca, pret portier Miftari.

Lorik Boshnjaku

37’ Pasim i saktë i Llugiqit për Koshtanjevën, Haxho sërish shpëton skuadrën me pritje të saktë.

40’ Kryeziu te Bahtiri bukur lirohet, mashtron edhe Haxhon, i pafat, qëllon shtyllën.

43’ Bardhoku harkon, Hila provon me kokën, e lartë.

Tun Bardhoku

45’+1 Krasniqi vendas ballore e lehtë, kap portieri.

47’ Sërish Krasniqi, tani nga gjuajtja e lirë, jashtë.

52’ Pas kundërzbritjes, Kryeziu gjuan ballore, jashtë.

Almir Kryeziu

58’ Sërish kundërzbritje, Bahtiri gjithçka bënë vet nga e majta, gjuan, pret, shpëton gol Haxho, këndore.

60’ Bardhoku e vazhdon te Korenica, ky provon ballore, e lehtë për portierin.

67’ Ahmeti ia ndreq Ibrahimit, gjuan furishëm nga krahu, e lartë.

Labinot Ibrahimi

76’ Fidan Bahtiri dridh traversën pas gjuajtjes së lirë ballore.

76’ Tani pak nga e djathta Koshtanjeva, shpëton pret Haxho.

Tun Bardhoku

78’ Thaqi bashkëvepron me Ahmetin gjuajtja e të cilit përfundon lartë.

90’ Shillova del me portier, gjuan ulët dhe skaj pingules së majtë.

90’+1 Ahmeti provon ballore, pret portieri.

90’+3 Rrezikon edhe F. Bahtiri, por pa sukses, duke e mbyll paraqitjen dinjitoze të skuadrës së tij.