Lajme

Dihen skuadrat e 1/8 së finales së Kupës

Dihen skuadrat e 1/8 së finales së Kupës

Të premten shorti nga ora 13

Prishtinë, 28 nëntor 2018 - Në ditën e madhe të 28 Nëntorit, janë zhvilluar tre ndeshjet e fundit të 1/16 së finales së Kupës për t’u kompletuar skuadrat që do të marrin pjesë në shortin e së premtes për 1/8 e finales.

Në 1/8 e finales janë kualifikuar 9 skuadra nga Superliga 6 nga Liga e parë dhe një skuadër do të dalë në mes të Ligës së parë dhe asaj të dytë.

Prishtina, Flamurtari, Gjilani, Liria, Feronikeli, Trepça ‘89, Ballkani, Ferizaj, Drita, Besa, Vëllaznimi, Dukagjini (Klinë), Istogu, Fushë Kosova, Kika (Hogosht) dhe fituesi i ndeshjes 2 Korriku - Minatori Magurë (zhvillohet më 5 dhjetor) janë skuadrat që sipas shortit mund të luajnë secila me secilën pa marrë parasysh në cilën fushë kanë luajtur në raundin paraprak. Ndeshjet e 1/8 së finales zhvillohen më 8 dhe 9 dhjetor me çka mbyllet stinori pranveror. Por, më parë Prishtina e zhvillon ndeshjen me Dritën të dielën më 2 dhjetor nga ora 15:00. Është ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor. Prishtina ka shumë motive para kampionëve aktual të Dritës: nuk ka fituar 5 ndeshje përball tyre, për ta ruajtur kryesimin në klasifikim dhe për epitetin simbolik të kampionëve vjeshtor.