Lajme

Dita e parë e përgatitjeve në Antali

Dita e parë e përgatitjeve në Antali

Megjithëse me pak vështirësi, futbollistët në formë të mirë fizike

Antalya/Turqi - 20 janar 2020 - Nga mbërritja dje në Antali të Turqisë, skuadra sot nga ora 9:30 për herë të parë ka nisur punën në fushën e blertë.

Në fushën pranë hotelit “Titanic”, aty ku është vendosur ekipi, për një orë e gjysmë sa zgjati seanca stërvitore, megjithëse u shfaqën disa vështirësi tek disa futbollistë, pjesa më e madhe e futbollistëve shfaqën formë të mirë fizike.

Në këtë seancë të parë, kryesisht u punua në taktikë dhe vrapim, por e rëndësishme është që nuk ka asnjë lëndim tek asnjëri prej tyre.   

Seanca e pasdites mbahet nga ora 15:30 në fushat jashtë kompleksit të hotelit.

Armend Dallku