Lajme

Dita e parë e qëndrimit në Antalya

Dita e parë e qëndrimit në Antalya

Kushte të përkryera akomodimi dhe pune

Lara-Antalya, 26 janar, 2018 - Pas motit të keç dhe udhëtimit të gjatë 20 orësh, qëndrimit për disa orë në hotel në Stamboll, skuadra ka mbërritur mbrëmë pas orëve të mesnatës në Antalya, më saktësisht në Lara, hotel “Titanic”. Dhe në një hotel me të gjitha kushtet ideale e gati deri te ajo e luksit, skuadra ka marrë shumë shpejt vetën duke mbajtur sot dy seanca stërvitore - paradite vrapim, pasdite seancë një orë e gjysmë stërvitje në fushën e kompleksit të hotel “Titanic” - dhjetë minuta larg nga hoteli.

Edhe futbollistët duke parë kushtet e jashtëzakonshme të qëndrimit dhe të punës, nga treningu i parë kanë treguar vullnet të madh për punë duke aplikuar me përpikëri detyrat e dhëna nga shtabi teknik.