Lajme

Drenica – Prishtina e gjykon Gramos Shala

Drenica – Prishtina e gjykon Gramos Shala

Asistojnë Bekim Rama, Visar Kelmendi e Fatmir Tahiri

Prishtinë, 26 maj, 2017 – Drenica dhe Prishtina takohen të dielën më 28 maj nga ora 16.30 në kuadër të javës së fundit të Vala Superligës.

Ndeshjen, e cila në aspektin e rezultatit më nuk ndryshon asgjë, e gjykojnë gjyqtarët, Gramos Shala nga Peja me ndihmësit Bekim Rama nga Podujeva e Visar Kelmendi nga Peja. Fatmir Tahiri nga Mitrovica është gjyqtar i katërt.