Lajme

Drita – Prishtina, statistikat

Drita – Prishtina, statistikat

Prishtina kërkon fitore për të mbetur në hap për Evropë

Prishtinë, 4 prill, 2017 – Drita dhe Prishtina do të zhvillojnë ndeshjen e 38-të zyrtare pas luftës. Përderisa Drita po lufton rreptë për ekzistencë, Prishtina po lufton të mbaj hapin për Evropë, por edhe të përmirësoj gabimin e humbjes së keqe në javën e parafundit kundër gjilanasve. Prishtinës vetëm fitorja i jep shpresa që deri në fund të ndjek dy vendet e para dhe ndeshja e nesërme nuk ka alternativë tjetër përveç fitores.

Ndeshja zhvillohet nesër, e mërkurë 5 prill, nga ora 15.00 në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe i takon javës së XXIV të Vala Superligës.

Ndërsa, deri sa pas luftës njiheshin si dy kundërshtar të përbetuar në luftë për trofe, sidomos për titullin e kampionit, Drita tani e disa vite përpëlitet në fundin e tabelës, por përkundër kësaj, përballjet gjithmonë kanë qenë dramatike, por me statistika, Prishtina është larg më e suksesshme.

Në 22 ndeshjet e fundit, Drita ka arritur vetëm dy fitore, edicionin e kaluar – 1:0 dhe para dy jave në Podujevë 0:1, ndërsa ka barazuar 8 herë duke u mposhtur plot 13 herë.

Fitorja me golin e Leutrim Kryeziut (78’) në javën e parafundit, ishte arritur pas 14 vite e gjysmë si mysafire, por në kryeqendër Drita vazhdon mos të ketë fitore për gjatë këtyre viteve.

Në 37 ndeshje zyrtare, Prishtina ka bilanc absolutisht pozitiv prej 18 fitoresh, 13 barazime dhe vetëm 6 humbje, me goldallim +24, 53:29.

Prishtina si vendase ka zhvilluar 21 ndeshje, duke llogaritur edhe një finale të Kupës dhe Superkupa. Prishtina ka 14 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, me golldallim +21, 37:16.

Drita si vendase ka zhvilluar 16 ndeshje (duke e llogaritur edhe një si vendase, por të zhvilluar në “Adem Jashari” të Mitrovicës) dhe edhe këtu Prishtina ka bilanc pozitiv prej 4 fitoreve, 9 barazimeve dhe 3 humbjeve, me golldallim +3, 16:13.

Prishtina dhe Drita sëbashku kanë shënuar 82 gola, që i bie mesatare e jashtëzakonshme në përballje prej 2.2 golave për ndeshje (Prishtina 1.4 – 0.8 Drita).

Rezultati më i shpejtë përballje është 1:1 (7 herë në Gjilan, 1 në Prishtinë). Pastaj 6 herë 2:0 (Prishtina 4 fitore; 3 vendas – 1 mysafir, Drita 2 herë, në dyja fushat nganjëherë) dhe po ashtu 6 herë 2:1 (Prishtina 5 herë; 4 vendas -1 mysafir, Drita 1 herë si mysafir).

Drita nuk ka fitore më të lartë se dy gola epërsi (3:1 një herë dhe 2:0 – dy herë).

Prishtina përkundrazi, ka fitore prej 5:0, prej 3:0 (tre herë, prej tyre njëherë në Gjilan).

Nga 53-golat e Prishtinës, i kanë shënuar 35 futbollistë. Prin ish-futbollisti i dy skuadrave, Xhevdet Llumnica me 4 gola, i ndjekur me nga 3 gola nga Ertan Hasan 3 (1x3) dhe Bashkim Patoku (1x2). Nga futbollistët aktivë, kanë shënuar Basit Abdul Khalid 2 (1x2 – në finale të Kupës), dhe 1 gol Shend Kelmendi, Gauthier Mankenda dhe Debatik Curri.

29 golat e Dritës janë shënuar nga 24 futbollistë. Asnjë futbollist nga ka shënuar mbi dy gola dhe vetëm pesë prej tyre e kanë arritur atë shifër, Selman Berisha (1x2), Baki Bulliqi (1x2), Bekim Isufi, Ismet Ramushi dhe Leonit Abazi.

Në 37 përballje, Prishtinës i kanë prirë 12 trajnerë dhe prej tyre më shumë se tre përballje kanë tre trajner. Bindshëm prin Ajet Shosholli me 10 ndeshje (4-3-3 me golldallim 12:12), Afrim Tovërlani me 8 ndeshje dhe me bilancin më të mirë pa humbje (4-4-0, 16:5) dhe Jusuf Tortoshi me 5 ndeshje (2-2-1, 5:2).

Dritës në 36 përballje i kanë prirë rekord trajnerësh, 16. Vetëm tre prej tyre kanë mbi 3 paraqitje. Prin Bekim Isufi me 5 ndeshje, por pa arritur asnjëherë të mposhtë Prishtinën (0-2-3 me goldallim 3:9). Me katër përballje është Arbnor Morina, po ashtu pa e shijuar fitoren (0-3-1, 4:5) dhe Sedat Pajaziti po me katër ndeshje, por me një fitore (1-1-2, 5:6).

Nga përballja e trajnerëve, nga tre herë janë përballur dy trajnerë të ndryshëm.

Afrim Tovërlani me Arbnor Morinën nga bilanc më të mirë prej 1 fitore e 2 barazime (4:3 goldallimi), Bylbyl Sokoli (Drita) ka bilanc pozitiv me Jusuf Tortoshin prej 1 fitore e 2 barazimeve (3:0) dhe përballja e fundit prej 3 duelesh është ndërmjet Ajet Shoshollit e Muharrem Sahitit me bilanc më të mirë të Shoshollit prej 2 fitore e 1 humbje (4:3).

Përpunoi: Avni Durmishi