Lajme

Dy futbollistë ftohen në Përfaqësuese

Dy futbollistë ftohen në Përfaqësuese

Bekaj në “A” – Korenica në U21

Prishtinë, 27 gusht 2018 – Prishtina luan të dielën më 2 shtator me Drenicën nga ora 19:45 në kuadër të javës së tretë. Pas kësaj ndeshje, Superliga pushon deri më 14/15 shtator. Përfaqësuesja “A” e Kosovës luan dy ndeshje zyrtare në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës U21 ndeshet me Republikën e Irlandës për kualifikimet e evropianit.

Prishtinës iu janë ftuar dy futbollistë. Portieri Visar Bekaj është ftuar me Përfaqësuesen për dy ndeshjet kundër Azerbajxhanit (7 shtator në Baku) dhe Ishujve Faroe (10 shtator në Prishtinë).
Ndërsa mesfushori Meriton Korenica është ftuar me U21 të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për evropianin “Italia 2019” kundër Republikës së Irlandës (7 shtator).