Lajme

Dy miqësore para udhëtimit në Elbasan

Dy miqësore para udhëtimit në Elbasan

Me Llapin në Gjakovë - Shkëndijën në Prishtinë

Prishtinë, 11 qershor, 2021 - Skuadra bardhekaltër e cila është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Gjakovë para udhëtimit të turnirit të raundit preliminar të “Champions”-it në Elbasan, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore përgatitore.

Së pari nesër nga ora 17:30 e në stadiumin e qytetit në Gjakovë ndeshemi me fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin.

Kurse, të mërkurën më 16 qershor në “Fadil Vokrri” e presim kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën nga Tetova, ndeshje kjo që do të përcillet drejtpërdrejt nga Zëri TV.